Përfundon presidenca kroate në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98234-përfundon_presidenca_kroate_në_be
Me përfundimin e presidencës kroate të BE, prej sot kryesinë e këshillit të unionit e ka marrë Gjermania.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 01, 2020 11:17 Europe/Tirane
  • Përfundon presidenca kroate në BE

Me përfundimin e presidencës kroate të BE, prej sot kryesinë e këshillit të unionit e ka marrë Gjermania.

Gjermania sot zyrtarisht merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian.  Fokus kryesor i presidencës gjermane do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas goditjes që mori nga pandemia COVID-19, duke përfshirë këtu miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondin për përballje me pasojat e pandemisë.  Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada gjermane në Shqipëri ku njofton se Ambasadori Peter Zingraf do paraqesë përparësitë e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së dhe do flasë mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë.  Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bart përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet.  Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike.