Kalamar: Vrasja e Gjeneral Kasem Soleimanit, shkelje e Kartës së OKB
Raportuesja Speciale OKB për ekzekutimet e paligjshme, Anis Kalamar, shkroi në një raport të hënën se sulmi amerikan me dron dhe vrasja e Gjeneral Kasem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Mohandes dhe një numri të bashkëpunëtorëve të tyre në 3 janar, ishin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Raporti i znj.Kalamar e cilësoi sulmin e dronëve të SHBA si një shkelje të Kartës së OKB dhe në mënyrë implicite dënoi komunitetin ndërkombëtar dhe Këshillin e Sigurisë të OKB, i cili ka shmangur përgjegjësinë për ndjekjen dhe dënimin e këtij atentati. Ajo shtoi: "Këshilli i Sigurimit nuk po vepron në rolin e tij, dhe bashkësia ndërkombëtare është e heshtur për këtë shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare". Anis Kalamar e quajti sulmin amerikan një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe shtoi se sulmi terrorist ishte urdhëruar nga zyrtarë të lartë dhe u zbatua nga ushtria amerikane. Ajo përmendi një dispozitë ligjore duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të largoheshin prej saj dhe nuk mund të siguronin ndonjë bazë të mjaftueshme ligjore për të justifikuar sulmin ndaj kolonës së Gjeneral Soleimanit pranë aeroportit të Bagdadit.