Pompeo: Presionet dhe sanksionet kundër Hezbullahut të Libanit vazhdojnë
Sekretari Amerikan i Shtetit ditën e mërkurë deklaroi se presionet dhe sanksionet kundër Hezbullahut të Libanit vazhdojnë akoma.
Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit në një konferencë për shtyp pasi vuri në dukje se qeveria e tij vazhdon presionet ndaj Hezbullahut të Libanit nga endet e tjera kërkoi që ashtu sic Amerika e ka futur Hezbullahun në listën e grupeve terroriste, ta fusin këtë grup në listat e tyre të grupeve terroriste. Pompeo pas pamundësisë së Amerikës për të parandaluar futjen e cisternave iraniane me karburant në Venezuelë tha se shitja e naftës për Libanin është e jashtëligjshme dhe shtoi: Amerika synon të ndalojë eksportin e naftës së Iranit në Liban. Sejed Hasan Nasrullah të martën deklaroi gatishmërinë e Iranit për t’i shitur Libanit naftë me monedhën kombëtare dhe tha: Kjo lëvizje e Iranit është një sakrificë e madhe. Amerika dhe regjimi sionist pas sukseseve të Hezbullahut në luftën kundër grupeve terroriste në rajon, kanë shtuar presionet e tyre ndaj këtij grupi. Uashingtoni po bën përpjekje për të ulur popullaritetin e Hezbullahut në Liban sidomos në mesin e bankave, personaliteteve libaneze të cilët i sanksionon ndërmjet pretendimit të lidhjes me Hezbullahun.