Gjenerali amerikan: Presioni maksimal kundër Iranit nuk ka aspekt ushtarak
Komandanti i forcave terroriste amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore përsëri ka theksuar se fushata e presionit maksimal kundër Iranit nuk ka aspekt ushtarak.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Kenneth F. McKenzie Jr, komandanti i forcave terroriste amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore, në një intervistë me një media libaneze, edhe një herë ka theksuar se vendi i tij nuk synon luftë me Iranin.
Kenneth F. McKenzie Jr në intervistë me kanalin televiziv LBCI ka thënë: “Fushata e presionit maksimal kundër Iranit zhvillohet në fushat ekonomike dhe diplomatike dhe esencialisht nuk ka kurrfarë aspekti ushtarak”.
Kenneth F. McKenzie Jr edhe muajin e kaluar kishte theksuar se fushata e presionit maksimal kundër Iranit nuk ka elemente ushtarake.
Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se me daljen nga marrëveshja bërthamore dhe me ndjekjen e politikës së ashtuquajtur “fushata e presionit maksimal”, do ta detyrojë Iranin të ulet në tryezën e negociatave për të arritur “marrëveshje më të mirë”, natyrisht sipas mendimit të tij.
Tani pasi kanë kaluar më shumës e dy vite nga ky premtim, ai ka dështuar në realizimin e premtimeve të veta dhe pikërisht për këtë arsye në prag të zgjedhjeve presidenciale, ai po përballet me kritika të ashpra nga kundërshtarët.