Muller thirret për të dëshmuar mbi dosjen e diskutueshme të Rusisë
Kreu i komitetit juridik të Senatit amerikan ka deklaruar se kërkesa e demokratëve për të thirrur përsëri Robert Muller për të dhënë dëshmi mbi hetimet rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, do të zbatohet.
Sipas agjencisë Sputnik të lajmeve ky qëndrimi Senatit është shpallur pasi Robert Muller ish kreu i këshillit special të hetimeve ka mbështetur dënimin e Roger Stone ish këshilltar dhe mik i vjetër i Donald Trump presidenti i Amerikës, i cili është dënuar për çështjen e ndërhyrjes së Rusisë. Ish kreu i këshillit hetues ka thënë se Roger është i destinuar të dënohet dhe kat hënë se hetimet mbi Rusinë ishin shumë të rëndësishme. Ai ka thënë se rezultat e hetimit kanë treguar se Rusia ka pasur interesa në garantimin e fitores së presidentit Trump dhe se ekipi i fushatës elektorale të Trump ka dëshiruar të përdorë informacionet e vjedhura dhe të publikuara nga ana e Rusisë. Pas publikimit të prononcimit të Robert Muller shtëpia e bardhë doli me një deklaratë ku tha se hetimet nuk kanë arritur të vërtetojë pretendimet e këtij ish punonjësi të FBI mbi shkeljet e ekipit të fushatës elektorale të Trump dhe për këtë ai ka dënuar qeverinë Obama për shpërdorimin e parave të taksapagfushve për të ngritur hetime kundër fushatës elektorale të Trump. Donald Trump president i Amerikës ditën e premte ka firmosur një urdhër ekzekutiv i cili ka faluar Roger Stone i cili akuzohet sipas hetimeve të Muller. Mirpëo ky vendim i Trump është dënuar menjëherë. Mitt Romnei senator repbulikan këtë veprim të preisdneitt e quajti korrupsion të paparë dhe historike.