Vihet nën kontroll zjarri në luftanijen amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98635-vihet_nën_kontroll_zjarri_në_luftanijen_amerikane
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, forcat detare amerikane kanë arritur të vënë nën kontroll luftanijen e përfshirë nga zjarri disa ditë më parë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 17, 2020 08:25 Europe/Tirane
  • Vihet nën kontroll zjarri në luftanijen amerikane

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, forcat detare amerikane kanë arritur të vënë nën kontroll luftanijen e përfshirë nga zjarri disa ditë më parë.

Pas 4 ditësh përpjekje 240orësh, më në fund është shuar zjarri në anijen amerikane USS Bunham Richard. Deri tani nuk dihet shkaku kryesor i ndezjes së zjarrit në këtë anije. Filip Subak komandanti i njësitit special 3 ka thënë se ekipet e zjarrfikësve janë duke analizuar situatën dhe po shqyrtojnë do pjesë të anijes. Anija duhet kontrolluar e gjitha për të gjetur shkakun e zjarrit ka thënë ai. Subak gjithashtu tha se dëmet e shkaktuara në anije nuk dihen dhe gjithashtu është shpejt të flitet për të ardhmen e saj. Anija USS Bunham Richard para disa ditësh u përfshi nga zjarri në portin San Digeo. Në orën 8:30 kur anija u përfshi nga zjarri në të ndodheshin 160 marinarë.