SHBA largohet nga Koreja e Jugut?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98779-shba_largohet_nga_koreja_e_jugut
Pentagoni i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë një plan për tërheqjen e trupave amerikane nga Koreja e Jugut, njoftoi agjensia e lajmeve Yonhap.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 19, 2020 22:52 Europe/Tirane
  • SHBA largohet nga Koreja e Jugut?

Pentagoni i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë një plan për tërheqjen e trupave amerikane nga Koreja e Jugut, njoftoi agjensia e lajmeve Yonhap.

"Këto opsione u propozuan në Mars 2020 pas shqyrtimit të kujdesshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga pjesë të ndryshme të botës përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën, Evropën dhe Azinë," shkroi Yonhap. "Ende nuk është marrë asnjë vendim për zvogëlimin e numrit të trupave amerikane në Korenë e Jugut (aktualisht 28.500 trupa", shtoi i njëjti burim. Zyrtarët amerikanë nuk kanë thënë ende nëse Shefi i Shtabit të Përbashkët të ShBA, Mark Milley, e kishte njoftuar homologun e tij korean për vendimin. Ky informacion u publikua pasi Presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit vendosi të largojë trupat e tij nga Gjermania. Burime të lajmeve në Seul gjithashtu kanë treguar se, pas këtij informacioni, autoritetet e Koresë së Jugut po përpiqen të sigurojnë saktësinë e këtij informacioni përmes lidhjeve të tyre diplomatike dhe ushtarake.