Trump reagon ndaj publikimi të librit të mbesës së saj
Presidenti i Amerikës ka shprehur pakënaqësi nga çështjet e paraqitura në librin e mbesës së tij Mary Trump.
Donal Trump në një intervistë me kanalin televiziv Fox News ka reaguar ndaj publikimit të librit të mbesës së tij “Mary Trump dhe ka thënë: “Përmbajtja e këtij libri më tepër është kundër prindërve të presidentit të shtetit. Sulmet më të shumta të këtij libri janë bërë kundër babait dhe nënës time dhe unë jam shumë i pakënaqur për këtë çështjeje”.
Libri i Mary Trump ka zbuluar skandale të tmerrshme ndaj xhaxhait të tij Donald Trump dhe në ditët e para të publikimit, ky libër është shitur në mbi një milion kopje që konsiderohet një rekord i ri në këtë drejtim.
Ky libër është botuar me titull “Too Much and Never Enough: How My Family Created the World's Most Dangerous Man” (Shumë tepër dhe kurrë i mjaftueshëm; familja ime si e krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”.
Mary Trump në librin e saj ka zbuluar sekretet e familjes së Trump. Në këtë libër tregohet edhe falsifikimi i dokumenteve të babait të Trump për të ikur nga pagimi i taksave.