Demokratët kërkojnë hetime për shtypjen e protestuesve
(last modified Tue, 21 Jul 2020 05:38:00 GMT )
Korrik 21, 2020 07:38 Europe/Tirane
  • Demokratët kërkojnë hetime për shtypjen e protestuesve

Protestat e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë vazhduar prej mëse dy muajsh, në përgjigje të vrasjes brutale dhe çnjerëzore të zezakut amerikan George Floyd nga një oficer i bardhë më 25 maj në Minneapolis të Minesota, bëri që Presidenti Donald Trump të përdorë forcën sigurimit të fshehtë për të shtypur protestuesit.

Kjo ka provokuar një reagim të fortë nga Demokratët e Kongresit. Në një letër drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve të Dielën, 19 korrik, krerët demokratë kërkuan një hetim për shtypjen e protestuesve anti-racizëm në Shtetet e Bashkuara. Letra është nënshkruar nga Gerald Nadler, kryetari i Komitetit të Dhomës së Gjyqësorit, Benny Thompson, kryetari i Komitetit të Sigurisë së Dhomës së Përfaqësuesve dhe Carolin Maloney, kryetare e Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës. Pas raporteve të fundit që zyrtarët federale të zbatimit të ligjit përdorën automjete pa shenja identifikuese për të arrestuar protestuesit në Portland, Oregon, tre liderët demokratë i shkruan një letër Inspektoratit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz. Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të SHBA Joseph Kofari ka bërë thirrje për një hetim mbi përdorimin e qeverisë të zyrtarëve federalë për zbatimin e ligjit në disa qytete të përfshirë nga protesta. Drejtuesit lokalë demokratë kanë dënuar gjithashtu gjerësisht përdorimin ligjit federal nga administrata Trump në qytetet e tyre. Kryetari i Bashkisë Portland Ted Wheeler, duke thënë se prania e forcave të zbatimit të ligjit federal mund të çojë në më shumë dhunë në qytet, kërkoi që këto forca të tërhiqen. Presidenti amerikan Donald Trump në përgjigje të protestave të pashembullta mbarëkombëtare kundër diskriminimit racor dhe dhunës strukturore të policisë ndaj zezakëve, si dhe padrejtësisë në Shtetet e Bashkuara, në vend të një përgjigje racionale ose premtimi për të adresuar anomalinë aktuale në qeveri, që nga fillimi i protestave, kërcënoi protestuesit me një trajtim ndëshkues të ashpër dhe burgosje. Më 1 qershor 2020, Trump njoftoi se nëse zyrtarët e shtetit dhe të qyteteve refuzojnë të ndërmarrin veprime për të mbrojtur jetën dhe pronën e njerëzve, ai do të miratonte Aktin e rebelimit të vitit 1807, i cili do t'i lejonte presidentit të vendosë trupa ushtarake për të shuar çrregullimin dhe mosbindjen civile. Kjo do të thoshte vendosjen e trupave ushtarake amerikane në qytete dhe shtete për të shuar protestat, gjë e cila ishte e paparë për Shtetet e Bashkuara, vend që e sheh veten si një simbol të demokracisë. Sidoqoftë, tashmë është e qartë se administrata Trump ka shkuar përtej kufijve të saj ligjor dhe ka përdorur në mënyrë të paligjshme agjentë federalë për zbatim të ligjit për të shtypur protestuesit, veçanërisht në Portland, i cili ka qenë vatër e protestave të fundit. Kjo çështje, e cila tani është në qendër të vëmendjes së kryetarëve demokratë të tre komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të çojë në një polemikë të re për Trump dhe të zvogëlojë më tej popullaritetin e tij.

 


 

Tags