Pelosi virusin Korona e quan "virus të Trumpit"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98851-pelosi_virusin_korona_e_quan_virus_të_trumpit
Kryetarja e Kongresit të Amerikës në një intervistë për media ka kritikuar veprimin e vonuar të presidentit amerikane për të sugjeruar përdorimin e maskës dhe virusin Korona e ka quajtur "Virusi Trump".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2020 11:52 Europe/Tirane
  • Pelosi virusin Korona e quan

Kryetarja e Kongresit të Amerikës në një intervistë për media ka kritikuar veprimin e vonuar të presidentit amerikane për të sugjeruar përdorimin e maskës dhe virusin Korona e ka quajtur "Virusi Trump".

Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, të martën në mbrëmje ka kritikuar punën e qeverisë amerikane ndaj përhapjes së virusit Korona.

Sipas faqes informative "Hill", Pelosi në këtë intervistë ka thënë: "Mendoj se duke marrë parasysh deklaratat e presidentit të shtetit, duke theksuar në nevojën për përdorimin e maskës dhe faktin se çështja nuk është një mashtrim, tani ai ka filluar të kuptojë gabimet e veta. Kjo është një pandemi universale për të gjithë botën dhe për shkak të pasivitetit të tij po shkon duke u bërë për çdo ditë e më keq".

Pelosi shtoi: "Në realitet, në mënyrë të qartë ky është virusi Trump. Nëse ai disa muaj më parë të kishte urdhëruar përdorimin e maskës, nëse në vend të organizimit të fushatës elektorale, do të theksonte respektimin e distancës sociale, atëherë më shumë qytetarë do të kishin ndjekur sugjerimet e tij. Ai është president i Amerikës".