Pompeo pretendon: Irani përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98862-pompeo_pretendon_irani_përpiqet_të_ndërhyjë_në_zgjedhjet_e_amerikës
Sekretari amerikan i shtetit pretendoi se Irani po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2020 03:40 Europe/Tirane
  • Pompeo pretendon: Irani përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e Amerikës

Sekretari amerikan i shtetit pretendoi se Irani po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Mike Pompeo pa përmendur asnjë fakt apo dëshmi pretendoi se Irani po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm në Amerikë. Ne kemi 100 ditë kohë deri në organizimin e zgjedhjeve të nëntorit dhe aktorë të këqij si Irani, Kina dhe disa aktorë të tjerë jo qeveritarë po mundohen të ndërhyjnë në këto zgjedhje. Ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet për tu përballur me operacionet për përhapjen e trillimeve dhe gënjeshtrave, tha në fjalën e tij Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit. Kohët e fundit disa senatorë amerikanë kanë preznatuar një plan për tu përballur me të ashtuquajturën ndërhyrje të Iranit, Kinës dhe Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Shumë ekspertë janë të mendimit se Uashingtoni duke akuzuar Iranin, Kinën dhe Rusinë po mundohet të ndryshojë mendimin e votuesve amerikanë që ata t’i japin votën presidentit Donald Trump.