Rekordi i librit të mbesës së Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98934-rekordi_i_librit_të_mbesës_së_trumpit
Mbi një milion kopje në një ditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2020 17:30 Europe/Tirane
  • Rekordi i librit të mbesës së Trumpit

Mbi një milion kopje në një ditë.

Ky është rekordi i arritur nga Mary Trump, mbesa e Presidentit amerikan Donald Trump, me botimin e librit "Too Much and Never Enough. How My Family Created the World’s Most Dangerous Man". Libri i botuar nga Shtëpia botuese ‘Simon & Schuster’ qe tregon historinë e familjes së presidentit amerikan eshte shitur me nje mesatare prej 1.35 milion kopje ne dite. Edhe pse familjarët e autorit u përpoqën ta bllokonin botimin, libri u hodh në treg, duke shënuar një rezultat të papritur përsa i përket kopjeve të shitura në ditën e parë të tij. Në libër, Mary Trump rrëfen jetën e familjes së saj dhe efektet mbi parimet dhe ngjarjet që kanë pasur në psikikën e Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara. Fillon nga figura e Fred Trump, babai i Donald dhe vëllait të tij Fred jr (babai i Marisë). Autorja e përcakton gjyshin si një "sociopat" me empati dhe mirësi nga të gjithë ata që e kanë njohur, përfshirë edhe presidentin. Siç raporton The Guardian, babai i Marisë u përjashtua nga ‘punët’ familjare nga vetë Donald Trump. Ajo zhvilloi një formë agresive të alkoolizmit dhe vdiq kur shkrimtarja ishte vetëm një fëmijë. Në një intervistë për Washington Post, duke folur për librin e saj, ajo e quajti presidentin Trump "racist". Ndërkohë, në një intervistë për Good Morning America, Mary Trump e ftoi xhaxhain e saj të jepte dorëheqjen si president, duke deklaruar se nuk është në gjendje ta kryej këtë rol.