CENTCOM pohon ngacmimet e avionëve amerikanë ndaj avionit civil iranian
Provokimet e avionëve luftarakë amerikane të tipit F-15 ndaj një avioni të transportit civil iranian, janë konfirmuar edhe nga shtabi i komandës qendrore amerikane CENTCOM në rajon.
Bill Orban, zëdhënësi i CENTCOM i cili është përgjegjës për operacionet ushtarake në Azinë Perëndimore ka thënë se avionët luftarakë kanë kryer mision kontrolli mbi avionin civil Mahan për të garantuar sigurinë e personelit të koalicionit në këtë bazë. Sipas tij në kohën kur avioni luftarak amerikan ka konfirmuar se avioni iranian ishte civil, ai menjëherë ka respektuar distancën. Sipas Orban provokimi i bërë nga avioni F-15 amerikan ndaj avionit civil iranian ishte në formë profesionale dhe konform dispozitave ndërkombëtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditë e premte ka reaguar ndaj provokimit të rrezikshëm të dy avionëve luftarakë amerikanë ndaj avionit civil iranian të kompanisë Mahan mbi hapësirën ajrore të Sirisë dhe ka thënë se ngjarja është në shqyrtim e sipër dhe pas nxjerrjes së rezultatit do të ndërmerren hapat e nevojshme politike dhe juridike. Sipas burimeve informative dy avionë luftarakë amerikanë kanë shkaktuar probleme dhe rrezik për një avion të transportit civil të kompanisë iraniane Mahan që po fluturonte drejt Libanit.