OKB e cilëson të domosdoshme ruajtjen e linjave ajrore civile
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB pas kërcënimit të avionëve luftarakë amerikanë ndaj një avioni të transportit civil iranian, deklaroi se siguria e linjave të avionëve civilë duhet respektuar.
Stefan Dujarric, deklaroi se OKB deri tani nuk ka marrë një raport të plotë mbi kërcënimet e bëra nga avionët amerikanë ndaj një avioni iranian të transportit civil dhe tha: Ruajtja e sigurisë së transportit ajror civil është një parim i përgjithshëm dhe i përhershëm i OKB. Ndaj veprimit të avionëve luftarakë të Amerikës ka reaguar edhe shefi i diplomacisë iraniane. Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për shantazhimin e një aeroplani civil iranian mbi Siri dhe rrezikimin e jetës së civilëve, duke thënë se qeveria amerikane duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare për të parandaluar më shumë fatkeqësi. "SHBA okupon ilegalisht territorin e një shteti tjetër dhe pastaj shantazhon një aeroplan avionësh civil duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të pafajshëm ", tha diplomati i lartë iranian. Ai shtoi se Uashingtoni edhe një herë ka shfaqur kompleksin për të kryer paligjshmëri mbi paligjshmëri. "Këto veprime të jashtëligjshme duhet të ndalen para katastrofës."