Uashington, protesta kundër vendimit të Trump
(last modified Sun, 26 Jul 2020 06:01:12 GMT )
Korrik 26, 2020 08:01 Europe/Tirane
  • Uashington, protesta kundër vendimit të Trump

Banorët e Uashington DC janë ngritur në protesta kundër vendimit të Donald Trump për të shtypur protesta me forcë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars, ditën e premte me mijëra banorë të Portlandit në shtetin Oregon edhe një herë janë ngritur në protesta kundër racizmit dhe kundër dhunës së policisë. Pjesëmarrësit në këto protesta kanë kundërshtuar edhe praninë e trupave federale për shtypjen e protestuesve. Ndërkohë policia federale FBI ka mbështetur dërgimin e trupave federale për shtypjen e protestuesve dhe në një deklaratë të saj kat hënë se forcat federale do të veprojnë v etëm kundër atyre personave që kryejnë dhunë dhe që prishin pronën publike. Pas shtimit të protestave në Amerikë, Donald Trump ka dhënë urdhër për dërgimin e forcave federale në qytetin Portland për shtypjen e protestuesve me force. Protestat kundër racizmit në Amerikë kanë nisur pas vrasjes së George Floyd, një afro-amerikan i cili u vra nga një polic i bardhë. Këto protesta më pas janë përhapur në të gjithë botën.

Tags