Pelosi: Emri i ri i Trump është "Zotëri përkeqësues i situatës"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99074-pelosi_emri_i_ri_i_trump_është_zotëri_përkeqësues_i_situatës
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës ka kritikuar veprimet e presidentit amerikan në kontrollin e pandemisë Covid-19 dhe e ka quajtur Trump "Zotëri përkeqësues i situatës".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2020 12:04 Europe/Tirane
  • Pelosi: Emri i ri i Trump është

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës ka kritikuar veprimet e presidentit amerikan në kontrollin e pandemisë Covid-19 dhe e ka quajtur Trump "Zotëri përkeqësues i situatës".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Nancy Pelosi në intervistë me kanalin CBC, ka thënë: "Kam një emër të ri për Donald Trump dhe ai është "Zotëri përkeqësues i situatës". Të gjithë veprimet e tij janë vetëm mashtrime. Kjo që ai thotë se virusit korona do të zhduket në mënyrë magjike, kjo konsiderohet një mrekulli dhe gjërat e tjera secila më e keqe se tjetra. Në ndodhemi në këtë situatë".

Vlen të theksohet presidenti amerikan Donald Trump së fundi ka thënë se virusi Korona është si një mrekulli dhe së shpejti do të zhduket.