Kryebashkiakët amerikanë kërkojnë nga Kongresi të marrë masa kundër Trump
(last modified Tue, 28 Jul 2020 12:34:34 GMT )
Korrik 28, 2020 14:34 Europe/Tirane
  • Kryebashkiakët amerikanë kërkojnë nga Kongresi të marrë masa kundër Trump

Një grup i kryebashkiakëve amerikanë kanë kërkuar nga Kongresi i Amerikës që nëpërmjet ligjit, të mos lejojnë dërgimi e forcave federale në qytetet e tyre nga ana e presidentit të këtij vendi.

6 kryebashkiakë amerikanë me anë të një letre, kanë kërkuar nga Kongresi i Amerikës që nëpërmjet ligjit, të pengojnë dërgimin e forcave federale nga ana e presidentit amerikan Donald Trump në qytetet e tyre.

Kryebashkiakët kryesisht demokratë amerikanë kanë theksuar se dërgimi i forcave federale vetëm sa do të shtojë dhe ashpërsojë protestat kundër racizmit në të gjitha rajonet e Amerikës, prandaj kanë kërkuar nga Kongresi që të parandalojnë këtë veprim të Donald Trump. 

Kryebashkiakët demokratë të Portland, Çikago, Seattle, Nju Meksiko, Kensas, Albukerky dhe Misuri në këtë letër drejtuar krerëve të Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin e Amerikës, kanë deklaruar: “Kërkojmë nga Kongresi që ta miratojë një ligj nëpërmjet të cilit këto veprime të Trump të shpallen të paligjshme”.

Megjithatë presidenti amerikan Donald Trump ditën e hënë me anë të një mesazhi në Twitter, ka deklaruar se një numër i madh i oficerëve të forcave federale janë dërguar në qytetin Seattle dhe ndodhen në gjendje gatishmërie.  

Tags