Paditë e Iranit kundër Amerikës do të shqyrtohen në Hagë
(last modified Sun, 02 Aug 2020 08:51:14 GMT )
Gusht 02, 2020 10:51 Europe/Tirane
  • Paditë e Iranit kundër Amerikës do të shqyrtohen në Hagë

Gjykata e Hagës do të analizojë dhe shqyrtojë paditë e ngritura nga Irani kundër Amerikës për shkeljet e bëra nga ajo në marrëveshjen për marrëdhëniet ekonomike dhe të drejtat konsullore mes Iranit dhe Amerikës.

Sipas një njoftimi të gjykatës së Hagës paditë e ngritura nga Irani kundër Amerikës pritet të analizohen dhe shqyrtohen pas disa ditësh. Seancat gjyqësore do të nisin prej nesër dhe do të zgjasin një javë dhe në këto seanca që për shkak të virusit korona do të organizohen në formë uebinari, do të marrin pjesë përfaqësuesi te Iranit dhe të Amerikës. Më herët gjykata e Hagës ka nxjerrë një verdikt mbi këtë marrëveshje gjë e cila është kundërshtuar nga Amerika. Gjykata e Hagës në verdiktin e kaluar ka pranuar disa nga kërkesat e Iranit dhe e ka detyruar Amerikën që të heqë kufizimet humanitare, bujqësore, aeronautike dhe ka ndaluar palët nga ndërmarrja e veprimeve që shtojnë tensionet.

Tags