Hiroshima përkujton tragjedinë bërthamore
(last modified Thu, 06 Aug 2020 19:20:15 GMT )
Gusht 06, 2020 21:20 Europe/Tirane
  • Hiroshima përkujton tragjedinë bërthamore

Një ceremoni përkujtimore është mbajtur në Hiroshima në 75 vjetorin e bombardimeve atomike të qytetit japonez. Në ceremoninë solemne vjetore të përkujtimit në Hiroshima marrin pjesë normalisht mijëra njerëz nga e gjithë bota.

Sot, për shkak të COVID-19, kishte vetëm disa nga të mbijetuarit që respektonin distancimin shoqëror prej dy metrave dhe vendosjen e maskave. Kryetari i Bashkisë së Hiroshimas, Kazumi Matsui e shfrytëzoi fjalimin kundër ringjalljes së nacionalizmit që çoi në Luftën e Dytë Botërore. Ai i kërkoi botës që të bëhen së bashku kundër kërcënimit global, si pandemia e coronavirusit. “Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që kjo e kaluar e dhimbshme të përsëritet”, tha ai. Ndryshe, bombardimi atomik nga SHBA i qytetit japonez kanë marrë jetën e mbi 100 mijë personave.

 

Tags