Lemza, shenjë e virusit korona
Gusht 08, 2020 23:10 Europe/Tirane
Ekspertët amerikanë pasi kanë analizuar gjendjen e 62 vjeçari të prekur nga virusi korona kanë arritur në përfundimin se lemza mund të jetë një shenjë e virusit korona.
Deri më sot si shenja të infektimit me virusin korona janë vërejtur kolla, dhimbja e trupit, humbja e nuhatjes dhe e shijes, dhembja e kokës dhe tani ekspertët kanë arritur në përfundimin se lemza jo normale dhe e vazhdueshme mund të jetë shenjë e infektimit me virusin korona. Sipas ekspertëve, korona është shumë më e ndërlikuar nga ajo çka mund të mendohet për këtë është e nevojshme respektimi i normave të higjienës dhe ato shëndetësore, si larja e duarve dhe ruajtja e distancës sociale.
Tags