Amerika vazhdon me situatë të rënduar nga korona virusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99459-amerika_vazhdon_me_situatë_të_rënduar_nga_korona_virusi
Sh.B.A kanë nisur të mendojnë masa të reja për parandalimin e përhapjes të korona virusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2020 03:29 Europe/Tirane
  • Amerika vazhdon me situatë të rënduar nga korona virusi

Sh.B.A kanë nisur të mendojnë masa të reja për parandalimin e përhapjes të korona virusit.

 Regjistrohen më shumë se 5 milionë raste me koronaviurs, ndërkohë që bilanci i jetëve të humbura u rrit me 400 brenda ditës në mbi 163 mijë  Ata kanë në plan të bllokojnë lëvizjen e qytetarëve amerikane dhe banorëve të përhershëm dhe kthimin në shtëpi nëse dyshohen se janë të infektuar me koronavirus. Ata po planifikojnë të ndalojnë lëvizjen dhe udhëtimet  edhe të këtyre qytetarëve.  Neë York Times raporton se në këtë propozim të bërë autoritetet mund të ndalojnë hyrjen nëse një person është i ekspozuar ose i infektuar me koronavirus.  Qeveria ende nuk ka komentuar zyrtarisht në lidhje me këto masa.  Gjatë pandemisë, Presidenti Donald Trump ka aprovuar rregulla të reja që të ndalojë hyrjen nga të huajt. Por këto rregulla deri më tani kanë përjashtuar qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm.  Nuk dihet ende nëse administrata e Trump ka autoritet të imponojë një rregull të tillë. Agjencitë federale thuhet se u është kërkuar të japin mendimet e tyre mbi këtë plan deri ditën e martë.