Disfatë e rëndë e Amerikës në KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99516-disfatë_e_rëndë_e_amerikës_në_ks_të_okb
Amerika ka dështuar rëndë në përpjekjet e saj për të miratuar një rezolutë për shtyrjen e embargos së armëve kundër Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 15, 2020 10:33 Europe/Tirane
  • Disfatë e rëndë e Amerikës në KS të OKB

Amerika ka dështuar rëndë në përpjekjet e saj për të miratuar një rezolutë për shtyrjen e embargos së armëve kundër Iranit.

Rezoluta e propozuar nga Amerika në votimin e djeshëm në KS të OKB ka marrë 11 vota abstenim, 2 vota pro dhe 2 vota kundër. Amerika dhe republika dominikane kanë votuar pro kësaj rezolute ndërsa Kina dhe Rusia janë shprehur kundër. Pjesa tjetër e anëtarëve të KS të OKB kanë abstenuar. Në bazë të këtij vendimi, embargoja e armëve kundër Iranit sipas programit të marrëveshjes bërthamore do të përfundojë në tetor 2020. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit pas disfatës së madhe në KS të OKB me anë të një deklarate pretendoi se këshilli refuzoi një rezolutë të logjikshme për shtyrjen e embargos së armëve kundër Iranit. Pompeo në këtë deklarate përsëriti pretendime te tij boshe kundër Iranit që me padyshim ishin rezultat i nevrikosjes nga dështimi në KS të OKB dhe tha se Uashingtoni do të vazhdojë përpjekjet e tij për këtë rast. Qeveria amerikane ditën e premte prezantoi një projekt-rezolutë në KS të OKB ku kërkoi shtyrjen e embargos së armëve kundër Iranit. Qeveria amerikane kishte programuar votimin e kësaj projekt-rezolute ditën e martë por pasi vuri re se nuk kishte shanse për miratim bëri reforma të gjera në projektin e vet dhe votimi u krye dje. Por megjithatë shumica e anëtarëve të KS të OKB janë shprehur kundër shtyrjes së embargos së armëve kundër Iranit sepse shtyrja e saj ishte plumbi i fundit për marrëveshjen bërthamore. Donald Trump më 8 maj duke shkelur zotimet e Uashingtonit, tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore dhe deklaroi kthimin e sanksioneve kundër Iranit. Ky veprim i presidentit amerikan është dënuar gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.