SHBA braktis Gjermaninë, zhvendos komandën ushtarake në Poloni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99527-shba_braktis_gjermaninë_zhvendos_komandën_ushtarake_në_poloni
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do e zhvendosin në Poloni selinë e tyre ushtarake për rajonin e Europës, pas mosmarrëveshjeve të fundit mes Uashingtonit dhe Gjermanisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 15, 2020 18:45 Europe/Tirane
  • SHBA braktis Gjermaninë, zhvendos komandën ushtarake në Poloni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do e zhvendosin në Poloni selinë e tyre ushtarake për rajonin e Europës, pas mosmarrëveshjeve të fundit mes Uashingtonit dhe Gjermanisë.

Pakti SHBA-Poloni për një bashkëpunim më të zgjeruar në fushën e mbrojtjes u firmos në Varshavë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, dhe presidenti polak, Anxhej Duda. Polonia aktualisht strehon rreth 4,500 trupa amerikane në territorin e vet, kontingjent që pritet ta rritë me 1 mijë ushtarë më shumë dhe mund të arrijë në 20 mijë në rast kërcënimi. Mirëmbajtja e infrastrukturës së re ajrore dhe tokësore që duhet ndërtuar, si edhe prezenca e shtuar ushtarake amerikane, do i kushtojnë Polonisë rreth 135 milionë dollarë çdo vit. Përveç ofrimit të ekspertizës për forcat ushtarake vendëse, pala amerikane thotë se me praninë e saj do vazhdojë t’i bëjë ballë rreziqeve që i kanosen NATO-s dhe Europës nga aktorët si Rusia. Konflikti për detyrimet buxhetore dhe mospërmbushja e investimeve në aleancën e Atlantikut detyroi Uashingtonin muajin e kaluar të tërheqë rreth 12 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania.