Bolton paralajmëron qeverinë amerikane rreth përdorimit të mekanizmit Moshe
Ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar qeverinë amerikane dhe ka këshilluar që ajo të mos përdorë mekanizmin Moshe kundër Iranit.
John Bolton, ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA, në një artikull të botuar në Wall Street Journal të Dielën shkroi se përdorimi i mekanizmit Moshe kundër Iranit nuk ja vlen dhe ai vë në rrezik dhe minonin të drejton e vetos në Këshillin e Sigurimit të KB. "Administrata e presidentit Donald Trump synon të rivendosë sanksionet kundër Iranit, duke u mbështetur në rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB", tha Bolton. Përkrahësit e marrëveshjes bërthamore thonë se duke qenë se Amerikës është larguar nga kjo marrëveshja ajo nuk është në pozitë që të shfrytëzojë pikat e saj. Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA pretendoi se mund të arrihet një marrëveshje e dytë me Iranin në administrimin e Joe Biden, kandidatit kryesor të Partisë Demokratike për fitoren e zgjedhjeve, apo edhe në administratën e dytë të Donald Trump. Sipas Rezolutës 2231, e cila u miratua nga Këshilli i Sigurimit pas marrëveshjes bërthamore, embargoja e armëve kudnër Iranit do të përfundojë në tetor të vitit 2020. Rezoluta e propozuar nga Sh.B.A për të zgjatur embargon e armëve kundër Iranit nuk u aprovua nga Këshilli i Sigurimit me 11 abstenime, 2 në favor dhe 2 kundër. Pas kësaj humbjeje, Shtetet e Bashkuara pretendojnë se mund të përdorin mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ose "Moshe" për të rivendosur sanksionet kundër Iranit.