Koronavirusi në Amerikë
Koronavirusi i ri në SHBA ka infektuar mbi 5,7 milionë njerëz prej fillimit të pandemisë dhe u ka marrë jetën më shumë se 176 mijë të tjerëve.
Qeveria amerikane ka autorizuar përdorimin e plazmës së gjakut të personave të shëruar nga infeksioni i kovidit-19 për të trajtuar pacientët e shtruar rishtas në spitale. Edhe pse nuk ka studime për aplikimin në masë të këtij trajtimi, agjencia amerikane e standardeve të ushqimeve dhe medikamenteve njoftoi të dielën se ka arsye për të besuar në efikasitetin e plazmës. Vendimi erdhi një ditë pasi presidenti Donald Trump akuzoi agjencinë se po pengonte aprovimin e terapive të reja dhe të vaksinave antikovid për arsye politike, për ta dëmtuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Transfuzioni i plazmës së pasuruar me antitrupa të koronavirusit të ri është përdorur deri tani në gati 70 mijë pacientë amerikanë, dhe sipas presidentit, ka rezultuar se e ul vdekshmërinë nga infeksioni me 35 për qind. “Ky vendim historik në betejën kundër virusit kinez do shpëtojë jetë të panumërta. Së shpejti do dëgjoni edhe për vaksinat. Ne po i shmangim barrierat e panevojshme dhe vonesat në gjetjen e terapive të reja, që administratës para nesh do u kishin marrë dy, tri vite kohë shtesë.” Universiteti i Mjekësisë i Kolumbisë se po të ishte vepruar vetëm një javë më herët, do të ishin shpëtuar 37 mijë jetë njerëzish, dhe dy javë më herët, mbi 50 mijë njerëz. Popullit amerikan i duhet thënë e vërteta, duhen lënë shkencëtarët të flasin.