John Bolton: Veprimet e qeverisë amerikane, ringjallën marrëveshjen bërthamore
Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA shkroi në një mesazh se përpjekjet e qeverisë amerikane për të aktivizuar mekanizmin Moshe kundër Iranit kanë ringjallur marrëveshjen bërthamore.
Sipas Bloomberg News, Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton shkroi në një mesazh se përpjekjet e qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump për të aktivizuar mekanizmin Moshe dhe rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit, kanë ringjallur marrëveshjen bërthamore. Bolton më parë ka kundërshtuar me forcë përpjekjen e administratës Trump për të përdorur marrëveshjen bërthamore dhe tekstin e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB për të aktivizuar "mekanizmin e Moshe". Në takimin e djeshëm të KS të OKB ku u analizua çështja e Azisë perëndimore dhe e Palestinës, Rusia dhe Kina nga kreu i këtij këshilli kërkuan që të programojë një tjetër takim të anëtarëve të KS të OKB për programin e Amerikës për mekanizmin Moshe. Dian Djani, përfaqësuesi i Indonezisë dhe kreu i radhës së KS të OKB tha se duke pasur parasysh se shumica e anëtarëve të KS të OKB janë kundër kërkesës së Amerikës nuk mund të merren më shumë veprime mbi këtë rast. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se anëtarët e KS të OKB kanë qartësuar se Amerika pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore dhe për këtë nuk ka të drejtë të kërkojë nisjen e procesit për kthimin e sanksioneve të OKB kundër Iranit.