Macron paralajmëron për masa kundër Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99806-macron_paralajmëron_për_masa_kundër_covid_19
Presidenti francez ka paralajmëruar rritjen e masave shtrënguese për shkak të virusit Covid-19.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 30, 2020 09:00 Europe/Tirane
  • Macron paralajmëron për masa kundër Covid-19

Presidenti francez ka paralajmëruar rritjen e masave shtrënguese për shkak të virusit Covid-19.

Franca regjistroi një ditë më parë më shumë se 7.300 raste të reja të korona virusit, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orësh në vend që prej muajit mars. Presidenti Emmanuel Macron u shpreh tejet i shqetësuar nga kjo situatë, duke mos përjashtuar mundësinë e një rikthimi të karantinës nëse gjendja nuk stabilizohet. Numri total i të infektuarve tani ka mbërritur në më shumë se 267,000. Por pavarësisht shifrave të larta, numri i viktimave dhe i të shtruarve në spital është si stabilizuar, sipas autoriteteve. Në vendin që në muajin shënonte gati 900 të vdekur në ditë, jetët e humbura të premten ishin 20. Franca i lehtësoi masat e izolimit në muajin maj, por disa vende si Parisi, kanë zgjedhur t`i mbajnë një pjesë të tyre në fuqi. Që nga e premtja, në rrugët e kryeqytetit francez, maskat janë të detyrueshme. Edhe Spanja dhe Gjermania kanë shënuar sakaq, rritje të numrit të rasteve të reja, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë po paralajmëron për një ringjallje të pandemisë në Evropë.