Trump shkurton buxhetet për qytetet e trazuara në Shtetet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99905-trump_shkurton_buxhetet_për_qytetet_e_trazuara_në_shtetet_e_bashkuara
Sipas New York Post, presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një dekret që urdhëron shkurtimin e buxhetit të qytetit New York dhe tre qyteteve të tjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2020 17:00 Europe/Tirane
  • Trump shkurton buxhetet për qytetet e trazuara në Shtetet e Bashkuara

Sipas New York Post, presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një dekret që urdhëron shkurtimin e buxhetit të qytetit New York dhe tre qyteteve të tjera.

Trump ka pretenduar se zyrtarët e këtyre qyteteteve i kanë lejuar protestuesit që të ndërmarrin veprime të paligjshme. Sipas urdhrit të Trump, buxhetet e policisë në këto qytete gjithashtu do të zvogëlohen. Presidenti amerikan të Mërkurën nënshkroi një dekret me pesë faqe duke urdhëruar të gjitha agjencitë qeveritare federale të paraqesin raporte në Shtëpinë e Bardhë mbi detajet e menaxhimit të buxhetit që mund të rishikohet. Sipas raportit, qytetet New York, Portland dhe madje Uashingtoni janë ndër shënjestrat kryesore të dekretit të Trump. Trump, në dekretin i cili i referohej dy herë kryetarit të New York-ut, Bill de Blasio, tha: Qeveria federale nuk do të lejojë që dollarët e taksapaguesve të shpenzohen në qytete që lejojnë veten të bëhen zona të paligjshme. Shuma e buxhetit që mund të ndryshohet me urdhrin e Trump është shumë e madhe; për shembull qyteti i Nju Jorkut në vit, merr rreth 7 miliard dollarë ndihmë nga qeveria federale.