Policia amerikane vazhdon arrestimin e protestuesve
(last modified Mon, 07 Sep 2020 07:57:37 GMT )
Shtator 07, 2020 09:57 Europe/Tirane
  • Policia amerikane vazhdon arrestimin e protestuesve

Më shumë se 50 protestues u arrestuan të Dielën në Portland, Oregon, në protestat kundër racizmit dhe politikave të dhunshme të policisë amerikane.

Sipas Al Jazeera, në ditën e 100-të, të protestave kundër padrejtësisë racore, të shkaktuara nga vdekja tragjike e qytetarit amerikan George Floyd nga policët e bardhë, rezultoi me më shumë se 50 protestues të arrestuar në Portland, Oregon. Sipas gazetës zyrtare të Portlandit, policia ndaj 400 protestuesve ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Vlen të përmendet se qyteti i Portland ka qenë arenë e protestave masive çdo natë për tre muajt e fundit, ndonjëherë duke çuar në përplasje të dhunshme midis protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe midis grupeve të krahut të djathtë dhe të majtë. Megjithëse protestat në Oregon janë shpesh paqësore, Presidenti i SHBA Donald Trump më parë ka pohuar se Portland është nën rrethim nga një grup "vrasësish dhe kriminelësh" të cilët merren me "terrorizëm të brendshëm"!

Tags