-
Koreja e Veriut dërgoi 600 balona me mbeturina në Korenë e Jugut
Qershor 02, 2024 03:42Pheniani ka dërguar më shumë se 600 balona që transportojnë mbeturina në Korenë e Jugut që nga e shtuna e djeshme. Koreja e Veriut ka paralajmëruar më parë se do të dërgojë "sasi të mëdha letre higjienike dhe mbeturina" në përgjigje të shpërndarjes së fletëpalosjeve kundër Koresë së Veriut.
-
Borrell: Nuk ka dëshmi se Kina i furnizon Rusisë armë
Qershor 01, 2024 17:17Kryediplomati i Bashkimit Evropian ka arritur në përfundimin se nuk ka prova që tregojnë se Kina i furnizon armë Rusisë, pavarësisht akuzave të ngritura kundër Pekinit nga Shtetet e Bashkuara.
-
Rusia godet sektorin energjitik të Ukrainës
Qershor 01, 2024 17:15Rusia ndërmori një valë sulmesh me dronë dhe raketa kundër Ukrainës duke vënë në objektiv sektorin energjitik dhe infrastrukturën kritike të atij vendi.
-
Moska paralajmëron luftë me NATO-n
Qershor 01, 2024 17:14Një zyrtar i lartë rus tha se sulmet e Ukrainës me armë amerikane brenda Rusisë mund të nënkuptojnë luftë me NATO-n dhe paralajmëroi se kërcënimet bërthamore të Moskës nuk janë blof.
-
Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia
Qershor 01, 2024 17:10Shiu i dendur dhe përmbytjet kanë goditur disa pjesë të Gjermanisë dhe Italisë, me qindra qytetarë të paralajmëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe disa të zhdukur.
-
Franca: Operacioni në Rafah duhet të ndalet tani
May 31, 2024 16:17Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara kërkoi ndalimin e operacioneve tokësore të regjimit sionist në Rafah.
-
Trump shpallet fajtor
May 31, 2024 04:29Ish-presidenti amerikan u shpall fajtor në rastin e pagesës së parave në këmbim të heshtjes për aktoren e filmave imoralë me të cilën kishte një lidhje.
-
Biden autorizon Ukrainën të sulmojë Rusinë
May 31, 2024 04:28Presidenti amerikan Joe Biden autorizoi Ukrainën të sulmojë objektivat në Rusi për të mbrojtur Kharkovin.
-
Sllovenia njeh shtetin palestinez
May 31, 2024 04:19Qeveria sllovene miratoi planin për njohjen e shtetit palestinez dhe kërkoi nga parlamenti miratimin e tij.
-
Dorëhiqen 2 zyrtarë amerikanë në shenjë proteste ndaj mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë Biden ndaj regjimit sionist
May 30, 2024 16:02Dy zyrtarë amerikanë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj refuzimit të qeverisë amerikane për të thënë të vërtetën për pengimin e ndihmave humanitare nga regjimi sionist për Rripin e Gazës.