-
CBS: Talebanët janë duke shkuar në Kabul me automjete të blinduara amerikane
Gusht 14, 2021 04:33Pas dy dekadave të pranisë ushtarake amerikane dhe shpenzimeve të paktën 830 miliardë dollarë për të formuar një qeveri në Afganistan, talebanët po përparojnë drejt Kabulit duke grabitur automjete të blinduara dhe pajisje të tjera amerikane, sipas një raporti nga CBS News.
-
Kërkesa e Abdullah Abdullahut për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit
Gusht 14, 2021 04:33Kryetari i Këshillit Suprem të Pajtimit Kombëtar të Afganistanit bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB -së mbi situatën aktuale në vend.
-
Mundësia e një grushti shteti amerikan në Afganistan
Gusht 14, 2021 04:33Ndërsa talebanët iu afruan kryeqytetit afgan, Kabul, një media afgane raportoi mundësinë e një grushti shteti të udhëhequr nga SHBA në Afganistan.
-
NATO do të mbështesë qeverinë e Kabulit
Gusht 13, 2021 16:28Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA do të mbështeste qeverinë afgane përballë ofensivës së talebanëve, duke paralajmëruar militantët kundër marrjes së pushtetit me forcë.
-
Kriza në Afganistan, BE-ja shton kontrollin kufitar
Gusht 13, 2021 16:25Agjencia për kufijtë e Bashkimit Evropian (Frontex) është duke testuar pajisje të reja teknologjike të cilat do të mundësojnë mbikëqyrjen më të mirë të kufijve dhe zbulimin e anijeve të migrantëve.
-
Republika Islamike e Iranit e shqetësuar nga intensifikimi i dhunës në Afganistan
Gusht 13, 2021 10:18Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit është e shqetësuar nga intensifikimi i dhunës në Afganistan dhe ka kërkuar që t’i kushtohet më shumë vëmendje mbrojtjes së jetës së njerëzve të pafajshëm dhe popullatës civile në rrethanat aktuale.
-
Washington Post: Rënia e shpejtë e Afganistanit është pjesë e disfatës së Amerikës
Gusht 13, 2021 10:10Gazeta amerikane “Washington Post” në një raport të saj ka deklaruar se rënie e shpejt e Afganistanit konsiderohet pjesë e disfatës afatgjate, por të ngadalshme të Amerikës.
-
Ofensiva e talebanëve shqetëson fqinjët e Afganistanit
Gusht 12, 2021 15:47Çfarë do të thotë telefonata e shefit të sigurisë kombëtare ruse drejtuar kreut iranian të Këshillit Suprem të Sigurisë?
-
Qeveria afgane u ofron talebanëve ndarjen e pushtetit
Gusht 12, 2021 15:44Negociatorët e qeverisë afgane në Katar u kanë ofruar talebanëve një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në këmbim të përfundimit të luftimeve pas përparimeve të shpejta të militantëve në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.
-
Qyteti Ghaznej bie në duar të forcave të grupit Taleban
Gusht 12, 2021 11:10Grupi militant Taleban ka marrë nën kontroll qytetin Ghaznej që është qendër e provincës Ghaznej dhe aktualisht numri i provincave që kanë rënë nën kontrollin e forcave të grupit Taleban në Afganistan ka shkuar në 10.