-
Presidenti i Iranit: Sa më shpejt duhet të vendoset një armëpushim në Gaza
Nëntor 06, 2023 13:10Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi nevojën e vendosjes sa më shpejtë të një armëpushimi në Rripin e Gazës dhe tha: "Krimet e tmerrshme të regjimit sionist, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të disa shteteve evropiane në vazhdimin e bombardimeve të Rripit të Gazës, janë krim kundër njerëzimit, gjenocid dhe foshnjëvrasje".
-
Kremlini: Niveli i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Amerikës ka arritur nën zero
Nëntor 05, 2023 16:35Zëdhënësi i Pallatit Presidencial rus tha se Amerika është shkaku i prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve dhe presidenti amerikan duhet të ndryshojë qëndrimin e tij në një qëndrim më konstruktiv.
-
Hezbullahu i Irakut paralajmëron për vizitën e Blinken në Irak
Nëntor 05, 2023 15:52Lëvizja "Kataib Hezbullah" e Irakut paralajmëroi për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në këtë vend dhe deklaroi: "Ne do ta mirëpresim Blinken në Irak me sulme masive".
-
SHBA kundërshton kërkesën e ripërtërirë të arabëve për armëpushim në Gaza
Nëntor 04, 2023 16:43Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka hedhur poshtë një përpjekje të ripërtërirë nga vendet arabe për të detyruar Izraelin të pranojë një armëpushim në Gaza, ku regjimi sionist është përfshirë në një fushatë të pandërprerë ushtarake kundër palestinezëve që nga 7 tetori.
-
Dështimi i testit të raketës balistike ndërkontinentale të Forcave Ajrore të SHBA
Nëntor 04, 2023 16:39Forcat Ajrore të SHBA-së njoftuan të shtunën se testi i raketës balistike ndërkontinentale të vendit dështoi.
-
Hamas: Biden është përgjegjës për vrasjet masive në Gaza
Nëntor 04, 2023 15:33Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) e konsideroi presidentin dhe qeverinë amerikane përgjegjëse për masakrën e palestinezëve në Rripin e Gazës.
-
13 Abani, shpallja e neverisë për krimet e sionizmit dhe Amerikës
Nëntor 04, 2023 05:08Ministri i Brendshëm i Iranit tha: Në datën 13 Aban të këtij viti, i gjithë populli do të shfaqë me pasion dhe vullnet urrejtjen e tij ndaj regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara për mizoritë që po i bënë popullit palestinez.
-
SHBA kontribuon në gjenocidin ndaj palestinezëve
Nëntor 03, 2023 16:27Irani thekson se ndihma e SHBA për Izraelin dhe sigurimi i mbulimit politik për luftën e regjimit sionist në Gaza tregojnë se Amerika po kontribuon në mënyrë aktive në gjenocidin ndaj kombit palestinez.
-
Mbështetja e Blinken për krimet e regjimit sionist në Gaza
Nëntor 03, 2023 16:26Në vizitën e tij në territoret e pushtuara, Sekretari Amerikan i Shtetit mbështeti edhe një herë krimet e regjimit sionist ndaj popullit të Gazës dhe vazhdimin e rrethimit të këtij rahoni.
-
Fjalimi i plotë dhe drejtpërdrejt i Sejed Hasan Nasrullah në lidhje me luftën në Rripin e Gazës
Nëntor 03, 2023 11:02Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah), disa çaste më parë filloi fjalimin e tij të drejtpërdrejtë në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë dhe operacionin e rezistencës palestineze Stuhia Al-Aksa kundër forcave pushtuese sioniste.