13 Abani, shpallja e neverisë për krimet e sionizmit dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i150864-13_abani_shpallja_e_neverisë_për_krimet_e_sionizmit_dhe_amerikës
Ministri i Brendshëm i Iranit tha:  Në datën 13 Aban të këtij viti, i gjithë populli do të shfaqë me pasion dhe vullnet urrejtjen e tij ndaj regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara për mizoritë që po i bënë popullit palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 04, 2023 05:08 Europe/Tirane
  • 13 Abani, shpallja e neverisë për krimet e sionizmit dhe Amerikës

Ministri i Brendshëm i Iranit tha:  Në datën 13 Aban të këtij viti, i gjithë populli do të shfaqë me pasion dhe vullnet urrejtjen e tij ndaj regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara për mizoritë që po i bënë popullit palestinez.

Sot, 13 Aban (4 Nëntor 2023) në Republikën Islamike të Iranit është Dita Kombëtare e "Luftës kundër Arrogancës Globale". Në këtë drejtim, ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, duke iu referuar paralelizmit të luftës së Gazës me 13 Abanin e këtij viti, tha: Në ngjarjet e fundit në luftën e Gazës dhe pas operacionit të stuhisë Al-Aksa në Palestinën e pushtuar, ne jemi dëshmitarë të një rizgjimi të kombeve në botën islame dhe madje edhe në vende të tjera të botës. Vahidi shtoi:  Ajo që krijon thelbin e këtij zgjimi është njohja e natyrës dhe ekzistencës së rreme të regjimit sionist, si dhe mbështetja e pafundme dhe unike e amerikanëve dhe e disa aleatëve perëndimorë ndaj këtij regjimi të rremë.  Ministri i Brendshëm i Iranit tha:  Me shpërthimin e luftës së Gazës, ka ndodhur zgjimi i kombeve të botës dhe distancimi i tyre  nga qeveritë përkatëse. Kjo do të bëhet edhe më e qartë më 13 Aban, që është dita e luftës kundër arrogancës globale. Çdo vit, populli i Iranit Islamik organizon këtë ditë në një marshim mbarëkombëtar dhe plot pasion, duke treguar unitetin e tij kombëtar dhe atë islam dhe duke brohoritur mesazhin e Revolucionit Islamik, “Pavarësi, Liri, Republikë Islamike dhe antiarrogancë”.