-
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Kemi filluar reduktimin e zotimeve tona në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe me padyshim se do ta vazhdojmë
Korrik 16, 2019 12:27Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke kritikuar sjelljet dhe veprimet e shteteve evropiane dhe moszbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore, deklaroi: "Ne vetëm sa kemi filluar të reduktojmë zbatimin e zotimeve tona dhe me padyshim se ky proces do të vazhdojë".
-
Netanjahu irritohet nga qasja e BE ndaj hapave të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore
Korrik 16, 2019 11:20Kryeministri i regjimit sionist të hënën në mbrëmje ka shprehur keqardhje për deklaratat e shefes së diplomacisë evropiane në lidhje me hapat e Iranit të marrë në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: "Izraeli pret presion të BE ndaj Iranit".
-
Mogherini: Marrëveshja bërthamore duhet të ruhet
Korrik 16, 2019 03:51Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore të Iranit nuk e shohin veprimin e Teheranit për të reduktuar disa nga angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore si mospërmbushje të konsiderueshme të angazhimeve.
-
Irani: Nënshkruesit evropianë duhet të marrin hapa praktikë për zbatimin e marrëveshjes bërthamore
Korrik 15, 2019 17:51Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, duhet të ndërmarrin hapa praktikë për të lehtësuar zbatimin e marrëveshjes.
-
Kthimi i mundshëm i Iranit në periudhë para marrëveshjes bërthamore
Korrik 15, 2019 12:15Zëdhënësi i Agjencisë për Energji atomike të Iranit deklaroi se në rast se shtetet e tjera nuk respektojnë zotimet e tyre, Irani mund të kthehet edhe në periudhën e para marrëveshjes bërthamore.
-
Belgjika: BE duhet të ndihmojë uljen e tensioneve në lidhje me marrëveshjen bërthamore
Korrik 15, 2019 11:12Ministri i punëve të jashtme i Belgjikës para pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit të Evropës, deklaroi se çështja kryesore e kësaj mbledhje është Irani dhe gjetja e një rruge për uljen e tensioneve në rajon.
-
Mogherini: Tensionet në Gjirin Persik janë të rrezikshme për të gjithë
Korrik 15, 2019 10:33Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se tensionet e rajonin e Gjirit Persik janë të rrezikshme për të gjitha palët.
-
Trojka e BE e shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran
Korrik 15, 2019 03:50Franca, Britania dhe Gjermania kanë bërë thirrje për rifillimin e dialogut dhe fundin e përshkallëzimit mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit, pas tensioneve të rritura midis Uashingtonit dhe Teheranit.
-
Zarif: Europa ende nuk është gati për të 'investuar në shpëtimin e marrëveshjes bërthamore'
Korrik 15, 2019 03:06Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se evropianët nuk duket gati ende për të bërë investime në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pavarësisht pretendimit të tyre se ata janë të gatshëm ta ruajnë atë.
-
Shefja e diplomacisë Evropiane takohet me ministrin e jashtëm të Kuvajtit
Korrik 14, 2019 12:04Shefja e diplomacisë evropiane dhe ministri i punëve të jashtme të Kuvajtit gjatë një takimi, kanë diskutuar çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.