-
Lajçak në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin
Korrik 04, 2023 06:36I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë sot Kosovën, në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri. Ai pritet të vizitojë edhe Serbinë, për të bindur palët që të kthehen në dialog. Bëhet e ditur se Lajçak do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
-
Rënia e euros dobëson prodhimin në fabrika, rritja më e ulët që nga pandemia
Korrik 04, 2023 06:36Prodhuesit, sidomos fabrikat përpunuese për llogari të eksportit kanë rritur shqetësimet muajt e fundit se, rënia e vlerës së euros në këmbim me lekun është duke i falimentuar.
-
Presidenti i Komisionit Evropian: Bashkimi Evropian duhet të rishikojë shpejt anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë
Korrik 04, 2023 06:36Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, të hënën tha se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë çështjen e anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që këto vende të mos bien nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës.
-
Eurodeputeti holandez godet BE-në: Kosova po përpiqet të ruaj shtetin e së drejtës, qëndrimi ndaj Kurtit nuk justifikohet
Korrik 03, 2023 07:49Në Parlamentin Europian po shtohen deputetët që kritikojnë qasjen e Miroslav Lajçak ndaj Kosovës.
-
Diskriminimi dhe racizmi; Kriza e rëndë në Evropë
Korrik 02, 2023 17:46Vazhdimi dhe intensifikimi i politikave raciste dhe diskriminuese është kthyer në një krizë të rëndë politiko-sociale për evropianët, saqë gjatë muajve të fundit shumë qytetarë europianë politikave duke zhvilluar tubime proteste kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund këtyre.
-
Rama ndan lajmin e mirë: Shqipëria pjesë e Programit të Europës Digjitale
Korrik 01, 2023 05:34Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare më Facebook se nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale.
-
Rashiç: Vendimi i Kosovës për organizatat terroriste i shërben panikut
Korrik 01, 2023 05:34Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiç, ka frikë se si do të përcaktohet se kush është dhe kush nuk është anëtar i Mbrojtjes Civile apo Brigadës së Veriut – dy organizata këto që Qeveria e Kosovës i shpalli terroriste më 29 qershor. Rashiç votoi kundër një vendimi të tillë.
-
Von der Leyen: Evropa planifikon të konfiskojë asetet ruse
Qershor 30, 2023 17:20Kreu i Komisionit Evropian njoftoi se Brukseli ka një plan për të konfiskuar asetet e huaja të Rusisë në të mirë të Ukrainës.
-
Presioni ndërkombëtar/ Ç’tregon goditja e Kurtit për strukturat paralele serbe në veri
Qershor 30, 2023 17:20Kundër akteve që Albin Kurti ka ndërmarrë muajt e fundit janë pozicionuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Rusia, Kina, Serbia, madje edhe Shqipëria. Por vendimi i fundit që mori ai tregoi se presioni nuk e ka tjetërsuar. Qeveria e Kosovës shpalli dy organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut të enjten. Dy grupimet që veprojnë si struktura paralele në veri të Kosovës në përbërje të të cilave janë qindra serbë.
-
Hovenier: Qeveria e Kosovës po na habitë, por refuzon kërkesat e miqve të saj
Qershor 30, 2023 05:28Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara me faktin se Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërmarrë hapa konkret për depërshkallëzim të situatës në pjesën veriore.