-
BE deklarohet për “5 kriteret për Asociacionin”: Palët ta shmangin çdo retorikë dhe veprim jokonstruktiv
Prill 07, 2023 13:29Kosova ka marrë përsipër ta themelojë Asociacionin dhe ndërkombëtarët presin që kjo punë të kryhet shpejt. Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë përmendi 5 kritere si “siguresa” për të cilat tha se ka pajtim në Bruksel, që kjo bashkësi komunash të mos jetë “Zajednicë”.
-
Kurti kërkon nga ambasadorët e QUINT-it, anëtarësim sa më të shpejt në KiE
Prill 07, 2023 13:25Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur përkushtimin e plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes për normalizim, si dhe anëtarësim sa më të shpejt të Kosovës në KiE. Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë gjatë takimit me ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
-
Milo Gjukanoviç jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të DPS-së
Prill 06, 2023 07:59Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton “Vijesti”. Ushtruesi i detyrës së presidentit të asaj partie do të jetë Danijel Živković, tani kryetar i klubit parlamentar.
-
Borrell: U hodh hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve
Prill 05, 2023 12:45Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka vlerësuar se pajtimi i së martës në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për tekstin e deklaratës së personave të zhdukur, është hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve që të dyja vendet kanë dhënë në Ohër.
-
Policia belge dhe gjermane bastis zyrat e Partisë Popullore Evropiane
Prill 04, 2023 13:33Policia belge dhe gjermane bastisën zyrat e Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë (EPP) në Bruksel të martën në mëngjes.
-
Balluku: ‘Ballkani i hapur’ shpejton reformat, nuk e cenon procesin e Berlinit
Prill 04, 2023 05:52Ballkani i Hapur nuk zëvendëson Procesin e Berlinit. Për zv/kryeministren Belinda Balluku, bashkëpunimi në rajon, i jep hov Shqipërisë për të realizuar më shpejt reformat.
-
BE: Gati të bashkëpunojmë me presidentin e ri malazez
Prill 03, 2023 17:15BE-ja u shpreh e gatshme të bashkëpunojnë me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën europiane.
-
Osmani: Veprimet e fundit në veri të orkestruara nga Beogradi
Prill 03, 2023 13:05Veprimet e fundit kriminale në veri të Kosovës, janë të orkestruara nga struktura ilegale dhe të mbështetura nga Beogradi. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një takimi që zhvilloi me të dërguarit e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner.
-
Stano: Tensionet e fundit në veri të mos ndikojnë në dialog
Prill 03, 2023 13:03Bashkimi Evropian shpreson se tensionet e reja të krijuara në veri të Kosovës nuk do ndikojnë në atmosferën e takimit të radhës së kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, i cili do mbahet më 4 prill.
-
Bashkimi Evropian pranon: 2022 ishte kulmi i shkatërrimit të shtëpive palestineze nga sionistët
Prill 02, 2023 04:45Në një raport, Bashkimi Evropian e quajti vitin 2022 si vitin më të keq përsa i përket shkatërrimit të shtëpive palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kodsin Lindor në sulmet dhe dhunën e kolonëve izraelitë.