-
Personat e vaksinuar mund ta përhapin koronavirusin
Janar 24, 2021 16:28Njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit mund të bartin virusin te të tjerët andaj duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat e izolimit, ka thënë zëvendës-shefi mjekësor në Britani të Madhe, Jonathan Van-Tam.
-
Variantet e reja të coronavirusit shqetësojnë ekspertët
Janar 24, 2021 16:26Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje përhapjen e variantit më ngjitës të coronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Britani.
-
Përhapja e virusit Korona krijon gjendje kritike në Evropë
Janar 24, 2021 12:30Shtetet evropiane kanë ashpërsuar masat dhe kufizimet pas përhapjes së valës së re të virusit Korona.
-
Irani së shpejti fillon vaksinimin kundër virusit Korona
Janar 24, 2021 11:05Ministri i Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të fillojë vaksinimi i qytetarëve në Iran kundër virusit Korona.
-
Iran, 89 persona humbin jetën nga virusi Korona
Janar 24, 2021 09:24Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.372.977 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 89 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 57.383 persona.
-
Johnson pranon se korona britanike është më e rrezikshme
Janar 24, 2021 05:04Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar pranoi se lloji i ri i koronavirusit, i cili është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të tjera në botë, është shumë më i rrezikshëm se forma origjinale e virusit.
-
Një spital në Gjermani karantinohet për shkak të llojit më infektiv të koronavirusit
Janar 24, 2021 05:04Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë kanë njoftuar karantinën e një spitali për shkak të një forme më ngjitëse të koronavirusit.
-
Në 24 orët e fundit; 488 vdekje nga korona në Itali
Janar 24, 2021 05:04Numri i viktimave të koronës në Itali kaloi 85,000.
-
Ruhani thekson shtimin e mbikëqyrjeve për parandalimin e valës së re të virusit Korona
Janar 23, 2021 11:17Prresidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar për nevojën e shtimit të mbikëqyrjeve dhe kujdesit për të parandaluar valën e re të përhapjes së virusit Korona në Iran.
-
Covid-19 depërton edhe në Gardën Kombëtare të Amerikës
Janar 23, 2021 09:41Rreth 200 pjesëtar të Gardës Kombëtare të Amerikës që morën pjesë në garantimin e sigurisë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Amerikës, janë infektuar me virusin Korona dhe ekziston mundësia që kjo shifër të rritet edhe më shumë.