-
Sulejmani: Sanksionimi i Ministrit të Jashtëm të Iranit nënkupton humbjen përfundimtare të Shtëpisë së Bardhë
Gusht 06, 2019 03:17Komandanti i Trupave Kods të Gardës Revolucionare Islamike e përshkroi masën e SHBA për të sanksionuar Ministrin e Jashtëm iranian si të çmendur dhe një shenjë të humbjes përfundimtare të Shtëpisë së Bardhë.
-
Irani do ta mbrojë Irakun
Gusht 04, 2019 16:53Për gjeneralin Jahja Rahim Safavi, këshilltar special i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, "mbrojtja e Bagdadit nënkupton mbrojtjen e Teheranit".
-
Garda Revolucionare: Sanksionimi i Zarif, veprim i paligjshëm dhe qesharak
Gusht 01, 2019 17:06Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit ka dënuar vendosjen e sanksioneve ndaj diplomatit më të lartë të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, si një masë "qesharake" dhe "e paligjshme", e cila është në përputhje me politikën e Shteteve të Bashkuara për të rritur presionin maksimal mbi Republikën Islamike.
-
Video/Mënyra e paralajmërimit të Sepahut për anijen luftarake britaneze
Korrik 29, 2019 11:40Video/Mënyrë e paralajmërimit të Sepahut për anijen luftarake britaneze e cila shoqëronte anijen transportuese të naftës së Anglisë në Gjirin Persik. Kjo anije transportuese e naftës u konfiskua nga forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (Sepah) për shkak se kishte shkelur rregullat ndërkombëtare të transportit detar.
-
Gjeneral Major Selami: Armiku do të vazhdojë të tërhiqet kundër Iranit
Korrik 26, 2019 03:51Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike tha: "Deri sa të njohin kërkesat legjitime të Iranit, armiku duhet të vazhdojë të tërhiqet kundrejt Iranit.
-
Paralajmërimi i ashpër i Gardës Revolucionare për Britaninë!
Korrik 25, 2019 17:35Kryekomandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjeneralmajor Husein Selami, i ka dhënë një paralajmërim të ashpër qeverisë britanike, duke thënë: "Do të duhen vetëm 48 orë për djemtë e Iranit për të zbatuar udhëzimet e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik dhe njëkohësisht Komandant Suprem i Forcave të Armatosura. Nëse armiku guxon të sulmojë dinjitetin tonë, bijtë tanë do ta zbresin atë nga qielli në tokë".
-
Gjeneral Safavi: Irani islamik është një fuqi e pathyeshme
Korrik 25, 2019 11:09Asistenti dhe këshilltari i komandantit suprem të të gjitha forcave të armatosura të Iranit deklaroi se fuqia e Iranit po shtohet për çdo ditë e më tepër ndërsa fuqia e amerikanëve dhe sionistëve po humbet për çdo ditë e më tepër.
-
Gjeneral Sharifi: Rrëzimi i dronit amerikan dhe konfiskimi anijes angleze, tregojnë fuqinë e Iranit
Korrik 25, 2019 10:24Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se rrëzimi i dronit spiunazh të Amerikës që shkeli hapësirën ajrore të Iranit dhe konfiskimi i anijes angleze transportuese të naftës që shkeli rregullat ndërkombëtare në ngushticën e Hormozit, ishte manifestim i fuqisë dhe autoritetit legjitim të Republikës Islamike të Iranit.
-
Shefi i Gardës Revolucionare: Rrëzimi i dronit iranian, gënjeshtër e madhe
Korrik 24, 2019 17:01Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik ka hedhur poshtë si një "gënjeshtër të madhe" pretendimet e zyrtarëve amerikanë se forcat amerikane mund të kenë rrëzuar më shumë se një dron iranian mbi Gjirin Persik, duke theksuar se Republika Islamike nuk ka humbur asnjë dron pa pilot.
-
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit ka mbështetur veprimet e matura të Gardës Revolucionare të Iranit në konfiskimin e anijes angleze
Korrik 21, 2019 12:11Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit ditën e diele me anë të një deklarate, kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj veprimeve të matura të Gardës Revolucionare të Iranit në konfiskimin e anijes angleze në Gjirin Persik.