Gjeneral Major Selami: Armiku do të vazhdojë të tërhiqet kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89788-gjeneral_major_selami_armiku_do_të_vazhdojë_të_tërhiqet_kundër_iranit
Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike tha: "Deri sa të njohin kërkesat legjitime të Iranit, armiku duhet të vazhdojë të tërhiqet kundrejt Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2019 03:51 Europe/Tirane
  • Gjeneral Major Selami: Armiku do të vazhdojë të tërhiqet kundër Iranit

Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike tha: "Deri sa të njohin kërkesat legjitime të Iranit, armiku duhet të vazhdojë të tërhiqet kundrejt Iranit.

Gjenerali Husein Selami, komandant i gardës revolucionare të Republikës Islamike të Iranit, tha të enjten se armiqtë duhet të respektojnë vullnetin e popullit iranian dhe se askush nuk mund t'i imponojë idetë e tij ndaj Iranit. Komandanti i Gardës Revolucionare, duke theksuar se Irani është nën presion por nuk dorëzohet kurrë, shtoi: "Presioni i bllokadës dhe sanksioneve nuk janë mënyra për t'u përballur me popullin iranian dhe vendet që thanë se nuk do e lejonin Iranin për të eksportuar një pikë të naftës, ata janë  drejt tërheqjes nga pozicionet e tyre. Salami, duke paralajmëruar armiqtë e huaj të cilët kanë si objektiv dinjitetin e kombit iranian, tha: Nëse monarkia e vjetër koloniale (Britania), e cila ka një kontribut të madh në prapambetjen e Iranit, dëshiron të përballet me popullin iranian, bijtë e këtij kombi mund të nxjerrin anijet e tyre nga mesi i katër anijeve amerikane dhe britanike dhe e sjellë atë në bregdet duke mundur arrogancën e tyre.