-
Shefi i IRGC-së: Grupet e Rezistencës do t'i përgjigjen çdo agresioni në Azinë Perëndimore
Qershor 29, 2024 17:42Kryekomandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) tha se myslimanët do ta përcaktojnë vetë fatin e tyre tani e tutje, duke theksuar se grupet anti-terroriste të Rezistencës do t'i përgjigjen proporcionalisht çdo akti agresioni në Azinë Perëndimore.
-
Hezbollahu sulmon një bazë izraelite
Qershor 28, 2024 16:07Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pajisjet e spiunazhit izraelit në bazën Birket Risha të vendosur në territoret e pushtuara përgjatë kufirit jugor të Libanit.
-
Hezbollahu lëshon dhjetëra raketa mbi bazën ushtarake izraelite
Qershor 28, 2024 04:23Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka lëshuar dhjetëra raketa Katjusha drejt një baze ushtarake të vendosur në pjesën veriore të territoreve të pushtuara pas sulmeve izraelite kundër Libanit jugor dhe lindor.
-
Nasrallah: Irani kala e fortë e rezistencës kundër agresorëve
Qershor 27, 2024 15:38Shefi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah e ka përshkruar Iranin si kështjellën e fortë të rezistencës kundër agresorëve, duke thënë se struktura islamike shërben si një model për të gjitha vendet në Azinë Perëndimore.
-
Gjenerali izraelit e quan luftën e gjithanshme kundër Hezbollahut "vetëvrasje kolektive"
Qershor 26, 2024 17:43Një gjeneral izraelit në pension ka thënë se një luftë e gjithanshme kundër lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah do të ishte një "vetëvrasje kolektive" për regjimin pushtues sionist.
-
Rritet shqetësimi për një luftë mes Izraelit dhe Libanit
Qershor 26, 2024 04:04Sekretari i përgjithshëm i grupit irakian të rezistencës Asa'eb Ahl al-Hak paralajmëroi Izraelin se interesat strategjike të aleatit të tij kryesor, Shteteve të Bashkuara në Azinë Perëndimore, do të jenë në shënjestër nëse kryen agresion të mëtejshëm kundër Libanit.
-
Hezbollahu godet pozicionet ushtarake izraelite në territoret veriore të pushtuara
Qershor 26, 2024 04:03Luftëtarët e lëvizjes libaneze të rezistencës Hezbollah kanë kryer një sërë operacionesh, duke synuar pozicione të ndryshme ushtarake izraelite në pjesën veriore të territoreve të pushtuara.
-
SHBA paralajmëron Izraelin se konflikti me Hezbollahun mund të shkaktojë luftë rajonale
Qershor 25, 2024 17:24Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka paralajmëruar ministrin e çështjeve ushtarake të Izraelit, Yoav Gallant, për "pasojat e tmerrshme" të një konflikti midis regjimit izraelit dhe Hezbollahut, i cili, sipas tij, mund të shkaktojë lehtësisht një luftë rajonale.
-
Hezbollah: Të gjitha objektivat e ndjeshme izraelite janë brenda rrezes
Qershor 24, 2024 17:24Mes kërcënimeve të përsëritura të regjimit izraelit për të zhvilluar një luftë kundër Libanit, Hezbollah deklaroi se nisja e një aksioni të tillë ushtarak kundër Libanit nuk do ta ndihmonte Tel Aviv-in të kompensonte humbjet e tij.
-
Mijëra luftëtarë të rezistencës janë të gatshëm t'i bashkohen Hezbollahut në rast lufte me Izraelin
Qershor 24, 2024 17:20Grupet e rezistencës në Azinë Perëndimore kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të luftuar përkrah lëvizjes së rezistencës Hezbollah në rast të një agresioni izraelit në Liban.