Korrik 01, 2024 08:54 Europe/Tirane
  • Rezistenca irakiane paralajmëron Amerikën rreth sulmit të mundshëm në Liban

Këshilli Koordinues i Rezistencës irakiane në një deklaratë njoftoi se nëse regjimi sionist sulmon Libanin, rezistenca do të sulmojë të gjitha interesat amerikane në Irak dhe rajon.

Më parë, Kais Al-Khazali, Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes irakiane Asa'ib Ahl al-Haq, kishte thënë se nëse regjimi sionist sulmon Libanin, interesat e Uashingtonit në Irak do të jenë në shënjestër. Në këtë drejtim, sipas raportit të rrjetit Al-Mayadeen, në një deklaratë, Këshilli Koordinues i Rezistencës irakiane njoftoi se nëse kërcënimi i regjimit sionist kundër Libanit zbatohet, do të rritet edhe perimetri dhe cilësia e operacioneve të tyre, duke shtuar: Në rast të këtij sulmi, interesat amerikane në Irak dhe rajon do të bëhen objektiva legjitime për forcat e rezistencës. Një lajm tjetër është se rezistenca islamike e Irakut gjithashtu mëngjesin e sotëm njoftoi se në përgjigje të krimeve të regjimit sionist kundër popullit të Gazës, shënjestroi një objektiv të rëndësishëm në Eilat në jug të Palestinës së pushtuar. Në javët dhe muajt e kaluar, rezistenca irakiane ka sulmuar shumë objektiva të ndjeshëm dhe të rëndësishëm në Eilat, që ndodhet në jug të Palestinës së pushtuar. Grupet irakiane të rezistencës kishin paralajmëruar edhe më herët për operacione të ndryshme në territoret e pushtuara nëse regjimi sionist vazhdon sulmet në Rripin e Gazës dhe shtoi se do të intensifikojë operacionet kundër pozicioneve të këtij regjimi.

Tags