-
Kryeministri i Irakut dënon sulmin terrorist amerikan në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis
Janar 03, 2020 10:22Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut deklaroi: “General Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefi i forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut, kanë qenë dy simbole të mëdha të luftës kundër terroristëve të ISIS në Irak”.
-
Garda Revolucionare: Kriminelët do të përballen me hakmarrje të ashpër!
Janar 03, 2020 09:42Garda e Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një deklarate, ka shprehur ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods dhe për martirët e tjerë të këtij krimi terrorist të Amerikës në Bagdad dhe ka theksuar se për hakmarrje të ashpër nga kriminelët.
-
Martirizimi i gjeneral Kasem Solejmani në Irak
Janar 03, 2020 09:41Gjeneral Kasem Solejmani, gjenerali legjendar i Islamit, sot në orët e para të mëngjesit u martirizua si pasojë e një sulmi terrorist të forcave terroriste amerikane të cilat goditen me raketa makinën që transportonte gjeneral Solejmanin dhe Abu Mahdi Al-Muhendis në afërsi të aeroportit të Bagdadit.
-
Ajetullah Khatami: Amerikanët nuk do të kenë më vend të qetë në botë!
Janar 03, 2020 09:28Imami i namazit të së premtes në Teheran duke dënuar krimin dhe sulmin terrorist të Amerikës në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, theksoi: “Amerikanët nuk do të kenë më vend të qetë në botë!”.
-
Populli iranian shpreh irritimin e vetë duke dënuar krimin dhe sulmin terrorist të Amerikës ndaj gjeneral Kasem Solejmani
Janar 03, 2020 09:04Populli iranian anë e mbanë Iranit Islamik pas ceremonisë së namazit të së premtes në të gjitha qytetet e Iranit kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar krimin dhe sulmin terrorist të Amerikës në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit.
-
Sejed Hasan Nasrullah: Amerika me vrasjen terroriste të gjeneral Solejmani, nuk do të realizojë qëllimet e saj!
Janar 03, 2020 08:56Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, sot (të premten) theksoi se kriminelët amerikanë nuk mund të realizojnë qëllimet e tyre nëpërmjet operacioneve terroriste dhe duke martirizuar gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods.
-
Shtabi i forcave të armatosura të Iranit: Autorët përgjegjës për martirizimin e gjeneral Sulejmanit, të presin një hakmarrje të fortë
Janar 03, 2020 07:26Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit, me anë të një deklarate pasi shprehu ngushëllimet për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmanit, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare dhe për martirizimin e Abu Mehdi Muhandesi, ka thënë: Padyshim urdhëruesit dhe autorët përgjegjës për këtë krim, duhet të presin një hakmarrje të fuqishme që do t’i bëjë ata të pendohen.
-
Rusia dënon terrorin ( vrasjen ) e gjeneral Kasem Sulejmani
Janar 03, 2020 07:19Ministria e jashtme e Rusisë pasi dënoi martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare, ka shprehur ngushëllime për kombin iranian.
-
Netanyahu lë përgjysmë vizitën e tij në Greqi, pas martirizimit të gjeneral Sulejmani
Janar 03, 2020 07:14Pas martirizimit të gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani, kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanyahu, la përgjysmë vizitën e tij në Greqi dhe është kthyer në territoret e pushtuara.
-
Deklarata e Muktada Sadr pas martirizimit të gjeneral Sulejmani
Janar 03, 2020 07:09Sejed Muktada Sadr, lideri i lëvizjes Sadr në Irak, me anë të një mesazhi ka shprehur ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani.