Pars Today
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ka nisur punimet këtë vit në Egjipt, me thirrjet që vendet të kalojnë “nga epoka e zotimeve në epokën e zbatimit”.
Rritet numri i të vdekurve nga uragani vdekjeprurës “Ian” në shtetin amerikan të Floridës. Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve nga uragani Ian në Florida.
Hulumtimi i organizatës humanitare Oxfam tregon se njerëzit në 10 vende vuajnë nga uria mbi dy herë më shumë se gjashtë vjet më parë.
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka paralajmëruar se ndryshimi i klimës mund të ketë një ndikim shkatërrues në jetën e miliona njerëzve në Mesdheun Lindor dhe Azinë Perëndimore.
Evropa po përballet me një valë të nxehtë dhe zjarre të furishme. Gjermania ka raportuar ditën më të nxehtë të vitit, ndërsa temperaturat në Britani kanë kaluar për herë të parë mbi 40 gradë Celsius. Vala shkatërruese e të nxehtit thuhet se është për shkak të ndryshimeve klimatike. Fenomeni ka shkaktuar kriza edhe në pjesë të tjera të botës.
Niveli i detit po rritet shumë më shpejt në krahasim me një shekull më parë, sipas një hulumtimi të ‘Met Office’ për klimën dhe motin në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një raport, kreu i Organizatës Portugeze të Shëndetësisë njoftoi vdekjen e më shumë se një mijë personave për shkak të valës aktuale të të nxehtit.
Valët e papara të të nxehtit në shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë krijuar kushte të vështira për qytetarët e këtij vendi.
Agjencia Evropiane për Mjedisin (EEA), ka thënë se vdekjet e parakohshme, të shkaktuara nga ndotja e ajrit, kanë rënë, mirëpo ende besohet se ky shkaktar çon në më shumë se 300,000 vdekje në vit.
Një marrëveshje, që synon të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike, është arritur në samitin COP26 në Glasgow.