-
FSK bën homazhe në kompleksin memorial në Reçak
Janar 15, 2022 11:11Në 23-vjetorin e masakrës së Reçakut, zëvendës komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, i shoqëruar nga zëvendës ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla kanë bërë homazhe në nderim të viktimave të kësaj masakre të kryer nga forcat serbe.
-
Kurti: Masakra e Reçakut është datë vendimtare për shtetin, duam drejtësi
Janar 15, 2022 11:03Kryeministri i vendit Albin Kurti, në 23-vjetorin e Masarës së Reçakut, tha se historia e vendit nuk mund të shkruhet pa dëshmitë nga ajo që ndodhi në këtë fshat në vitin 1999, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, ajo që ndodhi në Reçak nuk mund të harrohet e as të rishkruhet, duke shtuar se ky vend është datë vendimtare për shtetin.
-
Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për referendumin e Serbisë
Janar 15, 2022 05:20Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Kuvendi i Kosovës nesër (e shtunë) në orën 14:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
-
Institucionet e Kosovës deklarohen njëzëri kundër votimit në referendumin e Serbisë
Janar 14, 2022 16:24Institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
-
Zbukurimi artistik i nuseve, një traditë e vjetër në fshatin boshnjak Donjem Ljubinju në Kosovë
Janar 14, 2022 15:11Zbukurimi artistik i nuseve, një traditë e vjetër në fshatin boshnjak Donjem Ljubinju në Kosovë.
-
Specializantët paralajmërojnë protesta dhe ikje jashtë vendit
Janar 14, 2022 09:18Pagesa nga ana e qeverisë për specializantët me vetëfinancim prej janarit deri në gusht ka shkaktuar pakënaqësi te këta të fundit.
-
Reagimi i parë i qeverisë Kurti pas kërkesës së QUINT-it
Janar 14, 2022 09:12Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, thotë se nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Kosovë e drejta e votimit në referendum pasi janë dy mundësi votimi përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.
-
Vendet e QUINT-it kërkojnë të mbahet referendumi serb në Kosovë
Janar 14, 2022 09:04Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së.
-
Rriten infektimet dhe vdekjet, Kosova regjistron dy viktima dhe 427 raste të reja me koronavirus
Janar 14, 2022 03:52Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 13 janar, janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 5.881 mostrave.
-
BE-ja kërkon të lejohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në referendumin e Serbisë
Janar 13, 2022 16:21Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bëri thirrje të enjten që qytetarëve serbë të Kosovës t’u mundësohet pjesëmarrja në referendumin e 16 janarit për ndryshimet kushtetuese në Serbi.