-
Ministri i jashtëm i Katarit: Po vërejmë progres në çështjen e robërve/dënojmë politikën e vrasjes masive në Gaza
Tetor 25, 2023 14:14Sheikh Muhamed bin Abdulrahman Al Thani, kryeministër dhe ministër i jashtëm i Katarit deklaroi: "Qëndrimi i Katarit në dënimin e sulmit ndaj civilëve është i pandryshuar dhe të gjitha palët që shkelin ligjet ndërkombëtare duhet të mbajnë përgjegjësi".
-
Regjistrohen mbi 3 mijë raste me sëmundje ngjitëse të ndryshme në Gaza
Tetor 25, 2023 14:06Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi regjistrimin e më shumë se 3.000 rasteve të sëmundjeve infektive në provincat e Rripit të Gazës.
-
Shtohet numri i gazetarëve të vrarë në Gaza
Tetor 25, 2023 13:56Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve sioniste në këtë rajon ka arritur në 21 persona.
-
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe: Kundërshtojmë shpërnguljen e popullatës palestineze nga Gaza
Tetor 25, 2023 13:46Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Rripin e Gazës, deklaroi: "Vendet arabe janë kundër shpërnguljes së popullatës palestineze nga Rripi i Gazës".
-
Amerika dërgon "Kasapin e Lindjes së Mesme" për ta ndihmuar Izraelin të vrasë fëmijët palestinezë
Tetor 25, 2023 12:48Pentagoni ka marrë masa për dërgimin e instruktorëve ushtarakë për ta ndihmuar regjimin sionist në vrasjen e popullatës civile dhe fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës.
-
Erdogan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, por çlirimtare
Tetor 25, 2023 12:31Presidenti i Republikës së Turqisë deklaroi: "Shumica e civilëve të vrarë Rripin e Gazës janë fëmijë dhe ne nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj vrasjes së fëmijëve nga makineria luftarake e Izraelit".
-
Numri i civilëve të vrarë në Gaza shkon në 6500 persona
Tetor 25, 2023 11:34Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza ka njoftuar për rritjen e numrit të civilëve palestinezë të vrarë nga sulmet barbare të regjimit sionist në Gaza duke shkuar në 6500 persona.
-
Liderët e rezistencës palestineze takohen me Sejed Hasan Nasrullah, theksojnë koordinimin e frontit të rezistencës
Tetor 25, 2023 11:23Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës dhe Saleh Al-Aruri, zv/shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), janë takuar me Sejed Hasan Nasrullah dhe gjatë këtij takimi kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në Rripin e Gazës dhe në territoret e pushtuara të Palestinës.
-
Amir Abdulahjan: Ekuacioni i kësaj lufte do të përcaktohet nga rezistenca
Tetor 24, 2023 17:29Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit mbrëmë në një konferencë për shtyp foli për shumë detaje që i përkasin zhvillimeve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe rajonin e Kaukazit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht në anën e regjimit sionist dhe se menaxhimi i luftës kundër Palestinës është në dorën e aparatit ushtarak dhe të sigurisë amerikane. Uashingtoni ka dërguar të paktën 2 mesazhe për Teheranin gjatë kësaj periudhe.
-
Guterres: Jam thellësisht i shqetësuar për shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar në Gaza
Tetor 25, 2023 06:02Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha: Situata në Lindjen e Mesme (Azinë Perëndimore) po përkeqësohet dhe lufta në Gaza mund të përhapet në rajon.