-
Partia e Barzanit kërkon ndihmë nga regjimi sionist
Shtator 29, 2017 05:33Burime të afërta me zyrën administrative të rajonit të Kurdistanit të Irakut kanë thënë se liderët e partisë demokratike të Kurdistanit të Irakut, të kryesuar nga Masud Barzani, kanë kërkuar ndihmë nga regjimi sionist për të penguar mbylljen e aeroportit të këtij rajoni.
-
Deklarata e kryeministrit turk mbi referendumin e Kurdistanit të Irakut
Shtator 29, 2017 05:33Kryeministri i Turqisë theksoi se Turqia në reagimin e saj të ashpër ushtarak kundër referendumit të Kurdistanit të Irakut nuk ka asnjë dyshim dhe shtoi se ky është prioriteti i parë në këtë çështje.
-
Ankaraja do të diskutojë vetëm me Bagdadin për eksportin e naftës
Shtator 28, 2017 14:04Në një kthesë të madhe, Turqia ka rënë dakord të bisedojë vetëm me qeverinë qendrore të Irakut mbi eksportet e naftës së papërpunuar, pas një referendumi separatist të mbajtur nga rajoni gjysmë autonom i Kurdistanit të Irakut.
-
A do të kthehet Kurdistani në bisedimet me qeverinë e Bagdadit?
Shtator 28, 2017 13:38Referendumi për ndarjen e Kurdistanit irakian u mbajt pavarësisht nga presionet e brendshme dhe ndërkombëtare.
-
Zëdhënësi i qeverisë së Irakut: Nuk kemi kurrfarë negociatash me rajonin e Kurdistanit rreth referendumit
Shtator 28, 2017 11:36Zëdhënësi i qeverisë së Irakut theksoi se Bagdadi nuk ka kurrfarë negociatash me autoritetet e rajonit të Kurdistanit të këtij vendi në lidhje me referendumin.
-
Aeroporti i Arbilit konfirmon pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare
Shtator 28, 2017 10:09Të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe drejt Arbilit, qendra u Kurdistanit të Irakut, do të ndërpriten duke nisur nga dita e nesërme në mbrëmje pas një vendimi të pushtetit qendror në Bagdad, konfirmoi sot një zyrtar.
-
Rajoni i Kurdistanit të Irakut synon negociatat me Bagdadin pas ultimatumit të dhënë nga Iraku
Shtator 28, 2017 05:44Rajoni i Kurdistanit të Irakut pas ultimatumit të dhënë nga ky vend për dorëzimin e kufijve dhe aeroportet e rajonit të Kurdistanit të Irakut, është duke menduar të futet në bisedime me qeverinë e Bagdadit përpara përfundimit të afatit të ultimatumit.
-
Jepen rezultatet e referendumit të Kurdistanit të Irakut
Shtator 28, 2017 05:44Komiteti organizativ i referendumit separatist në rajonin e Kurdistanit të Irakut njoftoi rezultatin përfundimtar duke thënë se nga 4.5 milion votues në referendumin për ndarjen e Irakut, 92.73% prej tyre kanë votuar pro ndarjes.
-
Gabriel: Referendumi kurd nuk kishte bazë ligjore
Shtator 27, 2017 10:19Ministri i jashtëm gjerman ka kritikuar referendumin separatist të Kurdistanit të Irakut, duke e konsideruar atë arbitrar dhe pa bazë ligjore.
-
Fillon pasoja e parë kundër referendumit kurd
Shtator 27, 2017 10:19Kompania ajrore irakiane ka njoftuar kompanitë e huaja ajrore se që nga e premtja do të anulohen fluturimet për në Erbil.