Pasditen e së premtes një 69-vjeçar nga komuna e Dragashit në Kosovë ka kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK me simptoma të lisë së majmunit, raporton Kosovapress.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të dielën 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës.
Shumë raste të virusit të ri të lisë janë identifikuar në shumë vende evropiane, duke përfshirë Francën, Britaninë, Spanjën, Portugalinë, Italinë, Belgjikën dhe Gjermaninë.
Zyrtarët e shëndetësisë në Francë të enjten konfirmuan 33 raste të virusit të lisë së majmunit në vend.
Zyrtarët shëndetësorë të qytetit të Nju Jorkut njoftuan të mërkurën se kanë identifikuar dy raste të tjera të lisë së majmunëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke konfirmuar përhapjen e virusit që shkakton linë e majmunëve në disa vende të botës, deklaroi se kjo sëmundje nuk do të shndërrohet në një epidemi globale.
Ministria meksikane e Shëndetësisë ka njoftuar rastin e parë të virusit të lisë së majmunit që ka hyrë në vend nga Shtetet e Bashkuara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve në mbarë globin që të ndërmarrin veprime të shpejta për të frenuar përhapjen e lisë së majmunit.
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë konfirmuar identifikimin e 20 raste të reja të virusit lija e majmunit, ndërkohë që përhapja e këtij virusi vazhdon të rritet në mbarë botën.