-
Forcat iraniane nuk njohin kufij në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të qytetarëve
Janar 17, 2024 16:38Ministri i Mbrojtjes i Iranit tha se Forcat e Armatosura të vendit nuk njohin kufij në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në mbrojtjen e qytetarëve pasi Irani kreu operacione raketore kundër bazave të terroristëve anti-iranianë dhe objekteve të agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në Kurdistanin e Irakut dhe në disa rajone të Sirisë.
-
Amir Abdollahian: Irani e sheh sigurinë e Pakistanit si sigurinë e tij
Janar 17, 2024 16:37Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian i tha homologut të tij pakistanez se sulmet iraniane ndaj terroristëve me bazë në territorin e Pakistanit kishin për qëllim të largonin kërcënimet e sigurisë ndaj të dy vendeve, duke përsëritur respektin e Iranit për sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjit të tij lindor.
-
Forcat Tokësore të IRGC-së luftojnë kundër ekipit terrorist të lidhur me Jaish al-Adl
Janar 17, 2024 16:35Forcat Tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) kanë arritur të shkatërrojnë një ekip militantësh të lidhur me të ashtuquajturin grup terrorist Jaish al-Adl me bazë në Pakistan, në provincën juglindore të vendit, Sistan dhe Baluchestan, afër kufirit me Pakistanin.
-
Shkatërrohet me dronë dhe raketa selia e grupit terrorist Jaish-e-Zolm në Pakistan
Janar 17, 2024 04:30Dy shtabe të rëndësishme të grupit terrorist Jaish al-Adl (Jaish al-Zolm) në kufirin Iran-Pakistan u shkatërruan nga raketat dhe dronët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
-
Irani: Operacionet antiterroriste të Iranit u kryen në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare
Janar 17, 2024 04:29Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB, përfaqësuesi i Iranit njoftoi se operacionet anti-terroriste të Iranit ishin të nevojshme dhe proporcionale me shënjestrimin e saktë të bazave të grupeve terroriste dhe respektimin e plotë të detyrimeve ndërkombëtare, veçanërisht të të drejtave humanitare.
-
Ministria e Jashtme e Iranit: Sulmet anti-terroriste të IRGC-së në përputhje me mbrojtjen e sovranitetit të Iranit
Janar 16, 2024 16:28Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se sulmet e kryera nga Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) kundër bazave të terroristëve në Siri dhe një qendre spiunazhi izraelite në Irak ishin pjesë e ndëshkimit të drejtë kundër shkelësve të sigurisë së Iranit pas një sulmi terrorist vdekjeprurës që goditi qytetin e Kermanit.
-
Turqia arreston 18 persona nën akuzat për përkrahje terrorizmi
Janar 15, 2024 16:21Policia turke ka arrestuar 18 persona “përkrahës të terrorizmit”, veprim ky që erdhi pas vrasjeve të ushtarëve turq në Siri dhe Irak.
-
Ministria e Inteligjencës e Iranit: 35 të arrestuar për sulmin terrorist në Kerman
Janar 11, 2024 15:52Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi se 35 persona janë arrestuar për përfshirje në sulmet e fundit terroriste në qytetin juglindor të Iranit, Kerman.
-
Erdogan: Operacioni anti-Mossad i Turqisë befasoi seriozisht Izraelin
Janar 11, 2024 15:47Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur për ndalimin e fundit të individëve të dyshuar për spiunazh për Mossad-in e Izraelit nga shërbimi i inteligjencës së Turqisë, duke thënë se operacioni ka befasuar seriozisht Tel Avivin.
-
Amir Abdollahian thekson domosdoshmërinë e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të trajtuar në mënyrë efektive terrorizmin
Janar 07, 2024 05:46Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, në një bisedë me homologen e tij franceze, Catherine Colonna, theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të trajtuar terrorizmin në mënyrë efektive.