-
Kanani: Transferimi i Iran International, një "spektakël marionetash"
Shkurt 21, 2023 15:41Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani tha se "transferimi i kanalit televiziv terrorist Iran International nga Britania në Shtetet e Bashkuara është një ndarje e punës midis agjencive të spiunazhit të vendeve që sponsorizojnë këtë rrjet".
-
Kanani: Irani e shikon çështjen e shkëmbimit të të burgosurve nga një këndvështrim humanitar
Shkurt 21, 2023 11:02Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke iu referuar përpjekjeve të veçanta të Omanit për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi se Irani e shikon çështjen e shkëmbimit të të burgosurve nga një këndvështrim humanitar.
-
Kanani: Së shpejti do të shpallim listën e sanksioneve reciproke ndaj Bashkimit Evropian
Shkurt 21, 2023 04:40Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në përgjigje të sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian tha se Republika Islamike e Iranit së shpejti do të shpallë listën e sanksioneve reciproke të saj kundër Bashkimit Evropian.
-
Kanani: Konferenca e sigurisë së Munihut pësoi një goditje të rëndë
Shkurt 20, 2023 09:41Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke kritikuar axhenden e Konferencës së Sigurisë së Munihut, deklaroi: "Organizatorët e kësaj konference me veprimet e tyre i kanë dhënë një goditje të madhe kredibilitetit të kësaj konference të sigurisë".
-
Irani i drejtohet Azerbajxhanit: Ndaloni politizimin e sulmit "të hidhur" ndaj ambasadës
Shkurt 19, 2023 15:17Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se Azerbajxhani duhet të shmangë politizimin e sulmit "të hidhur" të armatosur ndaj ambasadës së këtij vendi në Teheran në fund të muajit të kaluar.
-
Kanani: Zhurma e mediave perëndimore, përpjekje iranofobiste
Shkurt 19, 2023 13:53Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar zhurmës mediatike kundër Iranit në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, i quajti këto veprime në drejtim të propagandës iranfobiste dhe përpjekje për të justifikuar veprimet e paligjshme kundër kombit iranian.
-
Ambasadori i Iranit në Vjenë: Ikja nga dialogu kritik nuk është tipar i një ngjarjeje civilizuese të suksesshme
Shkurt 19, 2023 11:13Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Austri, në reagim ndaj mosftesës së Iranit dhe Rusisë në konferencën e sigurisë në Munih, deklaroi se shmangia e dialogut kritik nuk është tipar i një ngjarjeje civilizuese të suksesshme.
-
Irani: SHBA është bashkëpunëtor në krimet e ISIS-it në Siri
Shkurt 18, 2023 16:21Irani ka dënuar sulmin brutal të së premtes nga grupi terrorist ISIS në provincën qendrore të Sirisë, Homs, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë bashkëpunëtore në vazhdimin e akteve të terrorit në vendin e shkatërruar nga lufta.
-
Kanani: Së shpejti armiqtë do të dorëzohen para rezistencës dhe fuqisë së popullit iranian
Shkurt 18, 2023 11:27Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi: "Armiqtë së shpejti do të gjunjëzohen para rezistencës dhe fuqisë së popullit iranian.
-
Përgjigja e Iranit ndaj deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik
Shkurt 17, 2023 06:46Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke hedhur poshtë përmbajtjen e deklaratës së takimit të tretë të grupit të përbashkët të punës së Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, lidhur me Republikën Islamike të Iranit, nxjerrjen e deklaratave të tilla e konsideroi në përputhje me strategjinë e kahershme të regjimit amerikan për krijimin e përçarjeve mes vendeve të rajonit.