-
Irvani: Vrasja pa dallim e njerëzve të pafajshëm në Gaza është një shembull i natyrës së krimeve të luftës
Tetor 21, 2023 06:14Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha: "Vrasja pa dallim e njerëzve të pafajshëm të Gazës, duke përfshirë gra dhe fëmijë, gjatë bombardimeve ajrore 14-ditore, të cilat shkatërruan infrastrukturën jetësore dhe civile, është një shembull i natyrës më të ashpër të krimeve të luftës”.
-
Zhvendoset më shumë se 60% e popullsisë së Gazës
Tetor 21, 2023 06:14Një nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara në një deklaratë njoftoi se më shumë se 60% e popullsisë së Gazës tani është e zhvendosur.
-
Dita e pesëmbëdhjetë e operacionit Stuhia Al-Aksa
Tetor 21, 2023 06:14Në ditën e 15-të të operacionit Stuhia Al-Aksa, kanë vazhduar bombardimet kundër palestinezëve në Gaza nga avionët luftëtarak të regjimit sionist. Mëngjesin e sotëm në krimin më të ri të këtij regjimi i cili bombardimi një shtëpi banimi në veri të Gazës, 24 persona kanë rënë dëshmorë.
-
60 ton ndihma humanitare nga Republika Islamike e Iranit për popullin e Gazës
Tetor 21, 2023 06:14Një ngarkesë prej 60 tonësh ndihmash humanitare nga Republika Islamike e Iranit iu dërgua popullit të Gazës.
-
Amir Abdulahjan: Sulmi i regjimit pushtues aparteid ndaj trashëgimisë njerëzore, i ngjashëm me grupet terroriste
Tetor 20, 2023 17:32Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka dënuar sulmin barbar të regjimit sionist ndaj kishës ortodokse në Gaza dhe e ka quajtur atë si veprim të ngjashëm me atë të grupeve terroriste.
-
Irani: Fundi i krimeve të Izraelit, dërgimi i ndihmave janë prioritete urgjente
Tetor 20, 2023 17:30Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian tha se ndalimi i menjëhershëm i krimeve të Izraelit kundër popullit palestinez në Gaza dhe dërgimi i ndihmave humanitare janë prioritete urgjente duke pasur parasysh rrethanat kritike në territorin plotësisht të rrethuar të Gazës.
-
Shefi i mbrojtjes i Iranit paralajmëron kundër planit të Izraelit për të nisur ofensivën tokësore në Gaza
Tetor 20, 2023 17:27Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani ka paralajmëruar se një ofensivë e mundshme tokësore izraelite në Rripin e Gazës do ta ndërlikojë më tej situatën.
-
Hamasi kërkoi hapjen përfundimtare të pikës së kalimit në Rafah
Tetor 20, 2023 17:21Në një deklaratë, lëvizja Hamas kërkoi hapjen e përhershme të pikës së kalimit të Rafahut për transferimin e të plagosurve dhe dërgimin e ndihmave në Gaza nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
-
Letër e hapur e 600 figurave kulturore evropiane kundër vrasjes së popullit palestinez
Tetor 20, 2023 17:07Më shumë se 600 figura dhe personalitete kulturore evropiane në një letër të hapur, duke dënuar vrasjen e popullit të pambrojtur palestinez, kërkuan ndalimin e bombardimeve të Gazës dhe armëpushim të menjëhershëm në këtë rajon.
-
Khaled Mash'al: Forcat tona kanë gatishmëri të plotë për luftë tokësore
Tetor 20, 2023 16:52Kreu i zyrës politike të Hamasit për jashtë Palestinës deklaroi se forcat e rezistencës në Gaza janë plotësisht të përgatitura për t'u përballur me ushtrinë e regjimit pushtues në sulmet tokësore.